Leku i fortë nuk është ekonomi e fortë
Neritan Sejamini shpjegon:

“Kursi i këmbimit përcaktohet drejtpërdrejt nga kërkesa dhe oferta për valutë. Këto, nga ana e tyre, ndikohen nga tregtia, turizmi, remitancat, investimet, huamarrja dhe lëvizjet e tjera financiare që pjesërisht i diskutova më sipër.
Për të dhënë një ide të përgjithshme, po bëj një vlerësim të përafërt të kërkesë-ofertës për valutë vetëm për vitin 2025.
-Bilanci tregtar i Shqipërisë ishte negativ: për importet u shpenzuan (dolën) rreth 5,5 miliardë euro më shumë sesa u përfituan (hynë) nga eksportet.
-Flukset neto të turizmit ishin pozitive: turistët dhe shqiptarët me banim jashtë harxhuan në Shqipëri rreth 2,7 miliardë euro më shumë sesa harxhuan banorët e Shqipërisë jashtë vendit.
-Emigrantët dërguan në Shqipëri rreth 1,2 miliardë euro, ndërsa kapitali në valutë i hyrë nga jashtë nga investitorët e huaj ishte rreth 800 milionë euro .
-Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë bleu 1 miliard euro për të rritur rezervën në valutë (pra uli ofertën e euros në treg).
-Shqipëria ripagoi borxh të huaj të marrë më parë pothuajse aq sa mori borxh të ri—afërsisht 950 milionë euro përkundrejt 900 milionë eurove—ndaj po e konsideroj zero efektin e borxhit të jashtëm në kërkesë-ofertën për euro.
-Po ashtu një sërë fluksesh të tjera—riatdhesimi i fitimeve të kompanive të huaja në Shqipëri; investimet e kompanive shqiptare jashtë vendit; fondet e ardhura nga donatorët e huaj; dhe bilanci tregtar i shërbimeve (veç turizmit që e mbulova më sipër)—kanë pasur efekt total neutral (thuajse zero) në kërkesë-ofertën për euro, sipas të dhënave (të pakta) që ekzistojnë për to.
Një sërë faktorësh më pak të rëndësishëm po i lë gjithashtu jashtë llogaritjeve por që kryesisht favorizojnë kërkesën për euro).
Në total të llogarive për vitin 2025: në treg u blenë (dolën) rreth 6,5 miliardë euro dhe u shitën (futën) rreth 4,7 miliardë euro.
Pra, gjatë vitit 2025, përafërsisht, kërkesa për euro ishte rreth 1,8 miliardë euro më e madhe se oferta. Për rrjedhojë, euro duhej të ishte forcuar kundrejt lekut.
E kundërta ndodhi: euro u zhvlerësua, madje ndjeshëm:
Përse ?
Përgjigja e kësaj pyetjeje më seriozitet edhe përgjegjshmëri nuk po kërkohet për të dominuar debatit por për të kuptuar se nga se vjen ky mbiçmim i lekut i cili pa rritur produktivitetin, konkurrueshmërinë apo kapacitetet prodhuese të vendit, ushtron presion shtesë mbi eksportet, turizmin dhe investimet duke u bërë një lajm jo i mirë për ekonominë tonë.
Uroj që në këto rreshta të mos qëmtohet për të gjetur se përse një tjetër ekonomist “është i mllefosur” me qeverinë edhe arritjet e saj të pa artitura por të lexohen me përuljen që u takon shtetarëve ./Irena Beqiraj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



