LËMOSHË! SA E VLEFSHME, PO AQ EDHE FYESE…
Sa e vlefshme, po aq edhe fyese. Ndonëse ofrohet si ndihmë, ajo përplas në fytyrën dhe vetëdijen e nevojtarit pamundësinë, paaftësinë, varësinë, nënshtrimin ndaj atij që e ofron atë.
Lëmoshat në kohën që jetojmë, jepen në mënyrën më të padenjë të mundshme. Duke e bërë atë publike, duke regjistruar pamje familjesh të mjera, duar të zgjatura dhe lot fëmijësh që jetojnë ekstremitet e nevojave të tyre, veçse i denigrojmë ata të mjerë, duke i njollosur për ngaherë me kompleksin e inferioritetit, i cili përpos një mirënjohjeje të lodhur, më pas gjeneron pakënaqësi, pse jo edhe revolte.
E çfarë ndihme është ajo, kur përdhunojmë aq keqas krenarinë dhe dinjitetin e njeriut. Lëmosha mund të zgjidhë vetëm për momentin një problem që lidhet me varfërinë e dikujt, por poshtëron përjetësisht shpirtin e tij.
Për sa kohë shteti nuk aplikon politika sociale për të garantuar mbijetesën, lëmosha mbetet një e keqe e domosdoshme.
Të jemi sa më të padukshëm dhe anonim në ofrimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



