Lëreni moralin!

Boll me moral;
Zgjedhje është dhe të mos zgjedhësh
Eshtë qytetari i papërfaqësuar, është qytetari i cili i gjendur nën represionin policor, fiskal, qeveritar, nën represionin e qeverisjes lokale, të policëve grabitës të bashkisë, Ai ishte vetëm përballë makinerisë represive të propagandës, ndërsa opozita i bën fresk qeverisë me deklarata nga selia e Re.
Është qytetari i cili në saj të mungesës së një mundësie për të marrë shërbim në spitale, pamundësisë për t’ju siguruar fëmijëve arsimim, fjetje dhe ushqim dinjitoz sot zgjedh duke mos zgjedhur.
Është i riu i njëqindmijtë i cili është larguar nga vendi, sepse nuk gjeti asnjë mundësi për të jetuar me dinjitet apo për të ndërtuar familjen e tij të re.
Është konsumatori i helmuar nga ushqimi kanceroz, i cili nuk shpreson për një ushqim cilësor dhe të kontrolluar pasi tregëtarë-analistët kanë blerë kastën politike.
Është fermeri të cilit i premtohet subvecion, ndërsa prodhimi i kalbet thuajse çdo sezon.
Është studenti i cili i duhet të paguaj tarifën e shtuar të studimit, librat e keqpërkthyer, vendin e pritshëm të punës.
…….
Boll me moral;
Zgjedhje është dhe të mos zgjedhësh!
Kur thonë se nëse nuk zgjedh, një minorancë militantësh vendosin për ty, kjo është një “bullshit”! Pasi më minorancë se 5 kryetarë partish që kanë bërë listat e kandidatëve për deputet nuk mund të ketë, pavarësisht retorikës dhe basteve që vendosin me vetevteten për fatin tuaj!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



