LËVIZJE NË PD, BASHA, PATOZI, TOPALLI, BREGU DHE BERISHA MBLIDHEN NË “SELINË
Lëvizje në PD, Basha, Patozi, Topalli, Bregu dhe Berisha mblidhen në “Selinë Blu”
Brenda pak minutash pritet të fillojë mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku pritet të përcaktohet një proceset më të rëndësishme në këtë parti, siç është zgjedhja e kryetarit të ri të saj.
Raportimet e deritanishme thonë se në selinë e Partisë Demokratike, deri tani kënë mbërritur disa nga figurat më të rëndësishme të saj, por që kanë pasur dhe përplasje të forta mës tyre. Newsbomb.al zbulon se ka mbërritur në selinë e PD makina e Majlinda Bregut dhe Eduart Selamit. Ndërkohë me kalimin e minutave pritet të vijnë dhe të gjithë personalitet e tjera të PD-së, për të marrë pjesë në një nga mbledhjet më të rëndësishme të kryesisë së kësaj partie në këto vitet e fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


