E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liçaj: Gjithologu mësues vizatimi, bën mirë të mbyllë gojën
Sot

Liçaj: Gjithologu mësues vizatimi, bën mirë të mbyllë gojën

Aktori Neritan Liçaj i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora e ka quajtur një mësues vizatimi kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të mbyllë gojën sa i përket analizimit të çështjes pse duhet prishur Teatri Kombëtar.

Liçaj tha se një ndër aktorët më të mëdhenj botërorë, që ka luajtur në të gjithë botën, e ka konsideruar sallën e teatrit kombëtar më të ngrohtën dhe të bukurën.

‘Një nga aktorët ikonë të teatrit botëror, ai që ka luajtur “Nënën e Krishtit” tek “Pasioni i Krishitit” që ka dhënë shfaqje aty, meqë na bën gjithologun mësuesi i vizatimit që kemi për kryeministër… Ka luajtur në çdo cep të botës edhe në Alaskë dhe ka thënë në sy të trupës se Teatrit kombëtar: “Nuk kam parë sallë më të veçantë dhe më të ngrohtë teatrale se kjo”. Prandaj mësuesi i vizatimit të mbylli gojën dhe të merret me ato gjërat e veta.’, tha Liçaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.