Ligji vlen edhe per zuzaret e publikes
Klodian Tomorri

Kryeministri ka te drejte kur paralajmeron njerezit te mos vjedhin ujin dhe te nenshkruajne kontratat e ligjshme me ujesjellesin. Ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe.
Por ligji duhet te jete i barabarte edhe per burokratet qe menaxhojne ndermarrjet publike. Familjet qe nuk zbatojne ligjin do te ndeshkohen. Por kur ligjin e thyen ujesjellesi cfare ndodh?
Cfare ndodhi kur ndermarrja e ujesjellesit te Tiranes dhe Enti Rregullator i Ujit shkelen, nenet 69 dhe 70 te ligjit “Per Mbrojtjen e Konkurrences”, duke rritur cmimin e ujit me 44 per qind pa i kerkuar vleresim ligjor Autoritetit te Konkurrences? Jo nje por dy nene. Kush nga zyrtaret u pergjigj para ligjit? Kush mbajti pergjegjesi? Askush.
Shteti qe e forcon ligjin mbi qytetaret, por jo mbi veten eshte shtet zuzar. Nuk mund te kete ligj per qytetaret dhe pandeshkueshmeri per zuzaret e publikes.
Reforma per venien e ligjshmerise ne sektorin ujit, qe kryeministri me te drejte e quan pasuri te cmuar kombetare, eshte jetike. Por nese reforma nis pa moral, ajo nuk ka per te patur asnjehere mbeshtjen e qytetareve. Dhe reformat pa mbeshtetje publike bitisen ne gremine.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



