“Liri a vdekje”, Basha thirrje policisë: Hidhni kapelet bashkohuni me ne
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje forcave të rendit që të hedhin kapelet dhe të bashkohen me popullin në protestë.
Basha ka thënë se edhe policia duet të dëgjojë thirrjen e popullit dhe sipas tij të bashkohen me thirrjen e tyre: “Liri a vdekje”.
“Ju bëj thirrje vëllezërve dhe motrave të policisë së shtetit, hidheni kapelet, bashkohuni me ne. Rama ik! Dëgjoni mirë mesazhin e popullit. Liri a vdekje, demokraci a vdekje.
Kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim; ajo do të zgjidhë dilemën të jetë apo të mos jetë Shqipëria evropiane.
Shumica pa punë, pa siguri, pa shpresë, e dhunuar dhe një pakicë derrash të majmur, armiq të popullit shqiptar, oligarkë, kriminelë. Këto dy Shqipëri nuk qëndrojnë dot bashkë, njëra do qëndrojë, tjetra do ikë”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



