E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet Berisha, bie masa e arrestit shtëpiak
Uncategorized

Lirohet Berisha, bie masa e arrestit shtëpiak

Avokati Gjokutaj: Që nga sot Sali Berisha është i lirë

‘Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë, si një masë që nuk ka as kushte as kritere për caktimin e saj, dhe nga sot Sali Berisha është lirë dhe nuk ka asnjë masë sigurie ndaj tij.

Nuk ka asnjë masë tjetër sigurie.

Gjokutaj  u shpreh se nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi nga Berishës. Sipas Gjokutaj gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie.

“SPAK le të bëjë çfarë të dojë, të ulë kokën dhe të shikojë ca ka bërë sepse i ka hipur një kali për së prapthi. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha”, tha ai.

Unë nuk mund të relatoj dosjen ju, por gjykata konstatoj se për Sali Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase sigurie.

Prokuroria kërkoi që të qëndronte në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë, që kur kemi depozituar kërkesën.

Këto kërkesa për revokim mase shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe gjyqtarja caktoi dhe seancën’, tha ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj për mediat.

Revokimi i masës së arrestit në shtëpi u firmos nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Ish-kryeministri mbahej në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.

Berisha është i pandehur për akuzën e korrupsionit në bashkëpunim, për procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.