“Lista Basha” si salvaxhente e PD-së
Lista Basha , ajo e kandidateve për deputetë të PD-së ne zgjedhjet e qershorit, ka hapur një debat të madh politik e publik . Ajo qe bën përshtypje ishte fakti se ata qe ulërijnë më shumë janë ata qe për katër vite i kërkonin Bashës te ishte radikal ne opozitën e tij qe ne se i marrim me emra përbejnë edhe estabilshmentin e vjetër politik te PD-se ndryshe ata qe e kane sunduar e mjelë jo vetëm politikisht nga 1991 e deri me sot.
Ne fakt kjo listë ishte paralajmëruar nga Basha me idenë e tij te Republikës se Re te lançuar prej tij ne protestën tre mujore ne bulevard , ne atë qe njihet nga demokratet si “Çadra e Lirisë” . Republika e re nuk do te kishte asnjë kuptim ,si ide dhe aksion politik, ne se nuk do te niste së pari nga vete PD . Ne koncept lista Basha konkretizoi ne masen me te madhe kete ide te tij, ndonëse ndërhyrja mund te kishte qene me e thelle me radikale ,nje ndarje nga e kaluara problematike e PD-se , një zgjidhje përfundimtare . Lista ka ende figura “te zeza” te njohura ne PD e publik ish sherbetor te komunizmit , spiunë te sogirimit e pinjollë te tyre etje , qe Basha nuk i ka fshire dot apo nuk ka dashur ti fshijë . Kam idenë se një pjesë i ka “shpëtuar” pasi ka ende qe meritojnë te largohen por kane ngele jashtë edhe me shume vlera qe meritojnë te jene ne lista .,Por sigurisht situate politike e elektorale pas publikimit te saje është shumë me e mire se me pare ne te gjitha aspektet .
Basha e mori PD-ne “ne pikën e sajë te vdekjes” ne vitin 2013 me shpresën e premtimin për ta ringritur atë . Ai mori një parti të ndërtuar tërësisht nga Berisha me shume e majte se e djathte që pas 23 vitesh ,kishte prekur fundin ne zgjedhjet e 2013 . Ringritja nënkuptonte një ekip te ri politik e elektoral që ti përgjigjej profilit politik ,ideve , projektit dhe vizionit te liderit te rite saje . Shume mendonin qe z. Basha, për mënyrën se si erdhi ne krye te PD-se, do te ruante te pa prekur linjën e Berishës, gje që nënkuptonte edhe vazhdimësinë e tij ne filozofi politike e sidomos ne burimet njerëzore dhe te tjera . Pati te tjerë qe menduan e besuan se ai do te ishte formalisht ne krye te PD-se, pasi lideri real do te ishte Berisha . Por me sa duket nuk ndodhi tamam kështu . Regimi i sotëm negative ndaj listës Basha tregon se shumë ne PD –në e vjetër i bene hesapet “pa hanxhinë” dhe nuk e pranojnë dot stausin e ri personal , jashtë trupës politike e elektorale te përcaktuar nga z.Basha.
Shumica e atyre qe u larguan e kane merituar me kohe kete pasi me qendrimet politike , sjelljen ne pushtet dhe opozite , performancën dhe te kaluarat e errëta ishin bere “kanceri” politik , moral dhe elektoral i PD . Me ta PD ishte kthyer nje trup politik ne dekompozim dhe zgjidhja e vetëm si ne një operacion ishte preja e pjesës “se kalbur” te saje . Basha vonoi por nuk harroi . Për me shume se tre vite ai krijoi idenë se nuk reagonte dot ndaj establishmentit te vjetër gje qe i vuri ne gjumë këta te fundit ne PD .
Çadra ,si akt politik , ishte institucioni qe Basha ndërtoi dhe e përdori për te pastruar se pari PD-në. Një filtër politik e elektoral I veçante ne llojin e vet, ku trupa politike e elektorale e PD-se pa veten në pasqyrë gje qe me sa duket nuk ngeli jashtë vëmendjes se z. Basha . Shumica e atyre qe u lanë jashtë listave nga garda e vjetër, as qe guxonin te vinin ne çadër per shkak te reagimit te militanteve te thjeshte ndaj tyre . Maksimumi vinin me kokën ulur e bënin nga një foto për fb kur vinte Basha dhe ikin me “bisht ne shale” sapo largohej ai . Vete Basha e përdori çadrën për te promovuar projektin e tij politike te pagëzuar “Republika e Re” .
Por siç thotë populli , daullet bien për ata qe kane vesh . Republika e re paralajmëronte pikërisht ketë qe ndodhi me listat e PD-se dhe se ajo nuk do te kishte kuptim e as sukses ne se nuk do te aplikohej se pari brenda llojit . Basha është kreu i PD-se dhe kur flet për reforma e lëvizje politike ka parasysh se pari partine e tij . Ai as nuk ka detyre e as mundet te ndryshoje partitë e tjera prandaj mendoj qe Republika e Re ishte nje projekt politik i programuar posaçërisht për zhvillimet e brendshme ne PD dhe reflektimi publik i këtyre ndryshimeve do te ishte edhe karta e re elektorale për publikun e z. Basha.
Ne këto rrethana lista e z. Basha ,sidomos spastrimi i saj , është korrekte gjithandej përveç fakti qe mund te kishte qene edhe me e forte, por edhe keshtu ka vlera te mëdha . Kur Basha nisi protestën ne 18 shkurt ne një shkrimin tim :” Luli I vocer, i madh” i kam kërkuar pikërisht ketë: “te pastronte se pari plehrat nga shtëpia e tij” , gje qe ne masë të madhe e ka bërë me listën e kandidateve për deputete .
Një nga pikat e forta te Bashës tendenca për zhvendosjen djathtas e PD-se , jo vetëm me retorike por edhe ne burime njerëzore , Ai premtoi ne çadër se 10 % e listës elektorale te PD-se do te vinte nga te përndjekurit politike dhe e beri ndoshta me shume se aq. Sot te paktën 12 prej tyre jane ne lisat te sigurta fituese por numeri mund te shkoje edhe me shume ne përfundim te zgjedhjeve. Edhe retorika e tij politike ka pësuar zhvendosje te forte djathtas. Ai ka hequr prapashtesën djallëzore “ish” nga fjalët “i përndjekur dhe pronar” ndërkohe qe ka mbajtur fjalën duke larguar nga lista shume ish- komuniste bashkëpunëtore te sigurimit te shtetit apo pinjollë te tyre te sjelle ne PD ne kohe e rrethana e për qëllime te ndryshme nga paraardhësi I tij , kjo përben një tjetër aspekt pozitiv të listës Basha . Sigurisht qe ka akoma emra qe duhen larguar por mendoj qe shumica e “qelbit” politik nga PD është spastruar hë për hë .
Dua te theksoj se lista Basha nuk është shkatërrimi i PD-së siç pretendojnë shume prej te larguarve apo suportët mediatikë të tyre. Ne fakt është shpëtim ( salvaxhente ) i PD-se , apo më mire te themi e vetmja rruge e mjet i shpëtimit të sajë.
Besoj se ky konfigurim sot i listës elektorale do te përdoret për te korrektuar nesër gjendjen po aq te rende edhe ne parti . Fakti që drejtues te rëndësishme te saje, anëtarë kryesie sekretarë apo drejtues te departamenteve nuk janë ne listën elektorale apo nuk jane në krye të listave në qarqe (si p.sh sekretari i përgjithshëm Ristani qe me vendosjen nr 4 ne listën Qarkun Vlore nuk ka arsye as morale e as politike te jetë më nr 2 i partisë , ne fakt nuk ka pasur kurrë ), detyrojnë një zhvendosje apo largim te tyre edhe nga postet ne parti ne Kuvendin e ardhshëm te saje . Basha ka pasur problem edhe me disa “mbetje” te tjera politike ne PD qe për arsye te pasqaruara nuk i largoi, te cilët nuk kishte dege te PD-se qe i pranonte për kandidate , situate qe ka çuar ne një sistemim te sforcuar elektoral te tyre , që me siguri do ti prish shume pune elektoralisht . Republika e Re , nuk mund te ketë kuptim e te funksionoje pa vendosur gjerat ne vend ,se pari ne PD, ketë Basha e di mire dhe kjo liste e kandidatëve për deputete reflekton pikërisht ketë.
Jam I bindur se shumica e strukturave te PD-se dhe elektoratit mezi e kane pritur ketë lëvizje te Bashës , qe shpresoj te jete një projekt serioz qe sapo ka filluar e jo ne lojë fluide e artificë për interesa te ngushta te pushtetit personal . Ne se nuk është serioz e parimor ky është një projekt shkatërrimi, një dështim qe vetëm do zgjatë edhe pak kohe agoninë politike e elektorale të PD-se, kandili i se cilës kishte kohë që po tentonte te fikej . Por me PD-ne dhe suksesin e saje elektoral është I lidhur edhe fati politik i Bashës , prandaj besoj qe Republika e re sidomos aplikimi i saj se pari brenda PD te jete një projekt politik serioz. Ne rrethanat kombëtare dhe globale Basha ka v ka vetëm një mundësi shpëtimi të PD-se : ta bëjë atë të djathtë duke rregulluar një raport vlerash te deri tani te kthyer përmbys midis bazës ideologjike, politike e elektorale te djathte dhe përfaqësimit e drejtimit politik pa ideologji te përcaktuar qartë për të mos thënë të majtë .
Në se ketë e di dhe e do edhe Basha ai mund t’ia dalë . Fillimi i mbarë – gjysma e punës !.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



