E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE PROESRTA/Deputetët e opozitës flasin si protestues të thjeshtë: Do të rrëzojmë diktaturën mavijë!
Uncategorized

LIVE PROESRTA/Deputetët e opozitës flasin si protestues të thjeshtë: Do të rrëzojmë diktaturën mavijë!

Deputetët e opozitës kanë folur njëri pas tjetrit në protestën e opozitës tashmë jo si persona të veshur me imunitetin e deputetit, por si qytetarë të thjeshtë.

Të gjithë deputetët janë shprehur se mandatet e tyre janë të shqiptarëve që sot ndodhen në protestë dhe se ashtu si të gjithë protestuesit edhe ata ndodhen në shesh për të rrëzuar atë që kryetari i PDIU-së e quajti diktatura mavijë e Edi Ramës!

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU: Ai parlament është mbyllur sot pikërisht nga ju shqiptarët që doni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Jam sot këtu për ti thënë dallkaukut të përparimit hapi rrugë shqiptarëve dhe zgjedhjeve të lira, sepse shqiptarët do ta marrin fatin në dorë. Sot ka ardhur dita të ikësh ti sepse ndryshme shqiptarët, demokratët janë të gatshëm siç larguan diktaturën do bëjnë çdo ditë 20 shkurtin për ti sjellë liri shqipërisë. O 99-ç hapi rrugë demokracisë.”

Ervin Salianji, deputet i PD: Ne më datë 16 dëgjuam zërin tuaj, zërin e votuesve, sot mandti jonë i takon qytetarëve, ju takon juve… fitore!

Deputetja e LSI-së Nora Malaj: Ne duam që fëmijët tanë të jetojmë të lirë, i duam atje në parlamentin e shqiptarëve

Deputeti i PD: Tirana, Korca, Fieri, Gjirokastra, e gjithë Shqipëria, sot unë lë mandatin dhe ai është i juaji. Sot të gjithë bashkë në thirrjen Rama ik

Gent Strazimiri, deputet i PD: Pqërshëndetje njerëz të lirë, si sot 28 vjet më parë, Gramoz Ruci bëri veprimin e parë si Ministër i telave me gjemba të diktaturës. Sot pas 28 vitesh ai rrethon me tela me gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli. Vëllezër e motra, fëmijët që kanë lindur si sot e 28 vjet, sot janë bërë prindër dhe kanë mundësinë të bëjnë dika.

Kejdi Mehmetaj, deputete e LSI: Mandati im është i shqiptarëve, përpara ta bëjmë të lirë Shqipërinë tonë!

Valentina Duka: Të dashur shqiptarë, të dashur demokratë, të dashur korarë të mij! Jemi përpjekur me të gjitha mënyrat t’ju përfaqësonim në parlamentin shqiptar, por ky parlament nuk ishte ai që ju meritoni. Prandaj mandati jonë është i juaji për një Shqipëri më të prosperuar dhe më evropiane.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.