E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE- Tubimi i opozitës, protestuesit hedhin flakadanë dhe kapsolla drejt Kryeministrisë
Politikë

LIVE- Tubimi i opozitës, protestuesit hedhin flakadanë dhe kapsolla drejt Kryeministrisë

Ora 19:00 Protestuesit e opozitës kanë nisur të hedhin në drejtim të Kryeministrisë flakadanëve dhe kapsolle.

 

Ndryshe nga protesta e kaluar, deri në këto momentet situata para godinës së qeverisë shfaqet e qetë dhe pa konfrontime me forcat e rendit.

protesta-13maj

Ora 18:55 – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve të opozitës të mbledhur përpara ndërtesës së Kryeministrisë.


protesta-opozita

 

Ora 18:46 – Mbështetësit e opozitës kanë nisur të grumbullohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Megjithëse në reshje të vazhdueshme shiu, qindra mijëra protestues janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë.

Protesta e sotme erdhi pas protestës së ditës së shtunë ku u dhunua dhe u ndalua Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Itinerari i marshimit të protestës së sotme të thirrur nga opozita është:

Sheshi Skënderbej

Kryeministri

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Parlament

Ministria e Brendshme

Drejtoria e Policisë Tiranë

Sipas opozitës, simbolika e këtij marshimi protestë janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.

protesta-13maji1protesta-13maji11protesta-13maji111protesta-13maji1111protesta-13maji11111

/>

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.