E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lleshi i Ramës, qytetarëve: Mos dilni në protestë, do ju kontrollojmë makinat
Politikë

Lleshi i Ramës, qytetarëve: Mos dilni në protestë, do ju kontrollojmë makinat

Në një deklaratë absurde dhe të paprecedentë policia e shtetit ka bërë një deklaratë politike që kalon të gjitha kufijtë e sistemit.

Nga njëra anë policia i bën presion qytetarëve dhe mundohet që ti frikësojë ata me protestën dhe nga ana tjetër në një rast unikal i bën thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestë, por të kufizojnë lëvizjet atë ditë.

Kjo është policia e kapur në flagrancë me pallë në dorë duke përdhunuar fëmijë që ka harruar detyrat e saj për sigurimin e rendit për qytetarët dhe ka nisur një mision tjetër, atë të heqjes së frikës Edvin Ramës.

Policia e shtetit ka shpërndarë një deklaratë për protestën e 16 shkurtit, ku thuhet se ka një skenar për destabilizimin e vendit.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.