E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Lodhen” për  popullin, harxhojnë miliarda për luks udhëtime e makina
Sot

“Lodhen” për popullin, harxhojnë miliarda për luks udhëtime e makina

“Udhëheqësit popullor”, të ndarë me mirëkuptim në pozitë e opozitë, bëjnë përditë “teatër”, gjoja sikur “përleshen egërsisht: për hallet e shqiptarëve, duke u paguar nga taksat e popullit dhe nga borxhet, që i paguan populli, duke i caktuar vehtes, paga nga 1.5 deri në 3 milionë lekë, përveç dieta, zyra e makina luksoze, shpërblime, trajtim mjekësor, udhëtime me avionë e fjetje nëpër botë. Paguhen e trajtohen si mbretër, po çfarë pune bëjnë? Çfarë produkti kanë dhënë? Çfarë zgjidhjesh kanë bërë, për shqiptarët dhe interesat kombëtare? Kur do nisin të mendojnë e punojnë, për vendin dhe fundja, kur do ta ndalojnë talljen e b**ës me popullin?

Prej 26 vitesh, kanë krijuar, ose më saktë kanë gjetur shesh dhe po bëjnë “përshesh”, duke marrë peng e, mbajtur pushtetin e partitë  politike me dhunë dhe lekë krimi, të cilat i përdorin për pasurimin e tyre, por duke u paguar me taksat publike.

E sikur të mos u mjaftojnë, pagat dhe privilegjet në miliarda lekë, siç e dëgjuam në debatin për buxhetin 2019, ata po kërkojnë t’i shtojnë pagat, numrin e zyrtarëve (sekretareve e b.. lëpirësve) dhe shpenzimet, për të bërë sundim “sheikësh”. A e dini, se nga sa miliardë lekë, harxhojnë çdo vit, ata që prej 26 vitesh, po tallin b***ën me popullin, ose më saktë, ata që vegjetojnë e kapardisen brenda “rezidencave të rehatit”, të quajtura Presidenca, Kryeministria, Kuvendi, Parlamenti, Ministritë, Inspektoratet dhe Drejtoritë Qendrore, për paga, luks zyrash, makina, karburante, dreka e darka pune, ahengje nëpër Shqipëri, dieta, telefona, shpërblime, bankete për festa, hotele e bileta avioni nëpër botë?/Pamfleti

Të dhënat e Thesarit, ja sa kanë harxhuaur gjatë vitit 2017, disa institucione kryesore

 

  1. Presidenca: 201 milionë,731 mijë e 274 lekë të reja
  2. Kuvendi: 713 mijë, 953 mijë e 325 lekë të reja
  3. Kryeministria: 464 milionë, 940 mijë e 930 lekë të reja
  4. Drejtoria e Pastrimit të Parave: 41 milionë, 403 mijë e 636 lekë të reja
  5. Ministria e Arsimit: 1 miliardë, 430 milionë e 311 mijë lekë të reja
  6. Ministria e Ekonomi-Financa: 1 miliardë, 360 milionë e 810 mijë lekë të reja
  7. Departamenti Administratës Publike: (DAP): 68 milionë, 752 mijë e 833 lekë të reja
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: 12 miliardë lekë, 33 milionë e 964 mijë lekë të reja
  9. Ministria e Infrastrukturë-Energji: 730 milionë, 998 mijë e 746 lekë të reja
  10. Shkolla e Administratës Publike: 24 milionë, 140 mijë e 231 lekë të reja
  11. Agjencia Kombëtare e Turizmit 196 milionë, 152 mijë e 900 lekë të reja
  12. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU): 71 milionë, 467 mijë e 890 lekë të reja
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.