E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Logoja e re e koalicionit PD-LSI/ Zheji: Qëllimi është për të mundur Bashën, jo Ramën!
Politikë

Logoja e re e koalicionit PD-LSI/ Zheji: Qëllimi është për të mundur Bashën, jo Ramën!

Ditën e stome në emisionin ‘Pikat mbi i’ analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja komentuan logon me të cilën Komisioni i Rithemelimit për paraqitur për të hyrë në zgjedhjet e 6 marsit.

Analisti Artur Zheji u shpreh se sipas tij duket se nga ish-kryeministri Sali Berisha ka një tërheqje të vërtetë.

Ndërsa analisti Lubonja tha se kreu i PD Lulzim Basha dhe Berisha duhet të kishin dalë përtej egozimit dhe në zgjedhje duhet të kishin hyrë bashkë.

Më tej Zheji shtoi se qëllimi i koalicionit PD-LSI nuk është për të mundur kryeministrin Edi Rama, por për të mundur kreun e PD, Lulzim Basha.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Mendoj që ka një zgjidhje ekstreme. Doktori duket se  e ka kuptuar që duhet të gjejë një mënyrë për të qenë i pranishëm në zgjedhje. Sot ka vënë shpirtin në paqe për të gjetur një logo tjetër për të qenë në zgjedhje. Ai akuzon Ramën se ka vjedhur logon e PD. Berisha zgjodhi ndërmjet domosdoshmërisë për të qenë në betejën politike dhe ndenjës jashtë i atyre që ai i quajti ligje të tmerrshme. Them se është një logo e re, nuk di si do ta presin shqiptarët dhe është një zgjidhje në ekstrem sepse protagonizmi, ka gjykuar Berisha, është më i rëndësishëm duket, sikur ka një tërheqje nga PD, të vërtetë tashmë.

Lubonja: Kujtoj se marrëveshja e 5 qershorit u shkel në mënyrë të njëanshme. U bë një ligj që ose duhet të hyje në koalicion duke ndërruar emrin ose duhet të qëndroje veçmas. Kjo gjë është mënyra se si Rama erdhi në pushtet në 2013, duke bërë aleancë me LSI por duke qenë të ndarë. Duhet të sakrifikonin egoizmin e partive, duhet të kishin hyrë bashkë. Unë kështu e gjykoj. Po ashtu shoh që LSI deri diku i ka lëshuar vendin kandidatëve të PD-së, besoj se nëse flitet se nuk lejojnë të marrin pjesë edhe në këtë mënyrë dhe nëse KQZ nuk pranon as këtë, imagjinoni tani se ku kemi arritur. Ndërsa lidhur me PD e ndarë në dysh, për të cilën kam qenë kundër, do të shikohet ajo që Basha  evitoi me të gjitha mjetet edhe me ndihmën e qeverisë që të bëheshin zgjedhje normale.

Zheji: Tani kemi hyrë në fushatë dhe tani Basha ka gjetur një nga pikat më sensitive atë të koalicioni PD –LSI për të përdorur. Mendoj që Basha i ka hyrë detin me këmbë në këtë përplasje sepse edhe Berisha edhe Meta janë dy potenciale shumë të forta dhe beteja e tij do të jetë e vështirë për të qenë dominant. Por tani Berisha dhe Meta duan ta asgjësojnë Bashën. Ky është qëllimi që ata kanë në këtë koalicion të krijuar, pra nuk është qëllimi për të mundur Ramën.

Lubonja: Sot kemi një monopartitizëm. Sot Rama do thërrmim të opozitës dhe të sundojë vetë. Këtu jemi akoma më keq, ndaj i ka mëshuar gjithmonë tezës më mirë tre banda se një bandë. Nuk kemi parë akoma asgjësimin e plotë të bandave të tjera, kjo është teza ime. Heqja e presidentit që bënë është një skandal, pra është procesi i asgjësimit, drejtësia u kap, opozita përçahet dhe kapet gjysma e saj, Lulzim Basha, tani jemi te banda e fuqishme që kontrollon të gjithë territorit. Unë e kam thënë që duhet të ishin bashkuar në një front të lirisë dhe jo thjesht për të eliminuar Lulzim Bashën. Kjo situatë duhet kuptuar në mënyrë që të formohet sa më herët fronti i lirisë.  E ardhmja e Bashës edhe nëse bëhet kryeministër, me ato që ka treguar do të jetë kopje e keqe e Edi Ramës, nuk pres asgjë…/ BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.