E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LONDER/Sa hektarë do i falësh Serbisë z. Thaçi?!
Politikë

LONDER/Sa hektarë do i falësh Serbisë z. Thaçi?!

Disa kosovarë ia zunë priten presidentin Thaçi në Londër, për ta pyetur se sa hektarë do t’i japë Serbisë.

Presidenti Hashim Thaçi gjendet në Londër, ku do të marrë pjesë në një  në Institutin “Chatham House”.

Derisa po hynte në këtë institut, Thaçi u përballë me një numër të vogël të protestuesve kosovarë

Ata mbanin parulla me mbishkrimet “Ne kemi një president problematik”,  “2 mijë hektarë Maqedonisë, 8 mijë hektarë Malit të Zi. Sa Serbisë”, “Këpute korrupsionin, jo tokën tonë”.

Thaci, i shoqëruar me këshilltarin e tij, Bekim Collaku, hyri në objektin e institutit, ndërsa kosovarët që po prisnin u fotografuan me parullat e tyre.

“I ftuar nga instituti Chatham House, ku do të flas për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës”, ka shktuar Thaci në Facebook, pas nisjes për nga Londër./Gazeta Express.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.