E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lordi i drogës “El Chapo” në gjyq, bashkëshortja e tij vjedh vëmendjen e të gjithëve dhe habit me deklaratat
Bota

Lordi i drogës “El Chapo” në gjyq, bashkëshortja e tij vjedh vëmendjen e të gjithëve dhe habit me deklaratat

Ditën e djeshme nisi në New York seanca gjyqësore ndaj lordit të drogës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo”.

E pranishmë në gjykatë, ishte edhe gruaja e tij, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj.

E reja, e cila në pamje ngjason me Kim Kardashian, lëshoi disa deklarata për mediat, në mbrojtje të bashkëshortit të saj..

Emma Coronel Aispuro Guzman është gruaja e tretë e El Chapos.

Ajo ka dy kombësi, meksikane nga babai dhe amerikane nga e ëma.

Emma u bë bashkëshortja e Guzman, në momentin kur mbushi 18 vjeç, ndërsa El Chapo në atë kohë ishte 50 vjeç.

Nga lidhja me lordin e drogës, ajo ka lindur dy vajza binjake..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.