E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luana Vjollca i shpall “luftë” Ermal Mamaqit, shihni çfarë bën moderatorja
Uncategorized

Luana Vjollca i shpall “luftë” Ermal Mamaqit, shihni çfarë bën moderatorja

Që me nisjen e emisonit të ri të Luanës, ata kanë qenë “kokë më kokë” me emisionet e tyre të cilët transmetohet të dy të shtunën.
Festat e fundvitit janë afër e duket se të gjithë programet televizive po përgatiten për puntatat speciale për fundin e vitit. Komediani i njohur Ermal Mamaqi ka publikuar një video ka treguar se një ndër të ftuarit special do të jetë Era Meta, vajza e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mirëpo pas Ermalit edhe Luana ka bërë të njejtën gjë. Zakonisht ajo i prezanton të ftuarit e emisionit të saj vetëm disa ditë para në Instagram, por këtë herë i ka prezantuar dy-tri javë më parë. Duke qenë që programet për ditët e festave realizohen më parë, duket se dhe “Shiko kush luan” special, është xhiruar dhe Luana ka zbuluar dy nga të ftuarit tregon se mbrëmja e 1 janarit i takon “Shiko kush luan”.
Në një foto me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Blendi Salajn, Luana lajmëron që mbrëmja e 1 janarit do të jetë e veçantë. “Edhe shumë surpriza të tjera”, shkruan ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.