E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Lubia” i pangopur  i PD , Patozi dhe buka hollandeze e Bashes
Sot

“Lubia” i pangopur i PD , Patozi dhe buka hollandeze e Bashes

Flutura  Açka

Gjëja e fundit që më dokëndis në Shqipëri, janë partitë, si të gjjtha gjërat që ndajnë. Part-Pjesë.

Nuk shqetësohem as kush do ta drejtojë PD- tash e tutje, por ama të shihja dje tek klithte njëri ish-lubi e PD-së, të vjen keq për degradimin e kampit opozitar.

Ai Lubia nuk u ngop kurrë nga PD, përveç arës me kanabis të njohur si e tij në Lazarat, përveç vilave jashtë Tirane dhe vilës së fshehtë në Francë, edhe mobilimin e së cilës e bëri falas me kamionë nga Shqipëria, edhe tavolinën e zyrës së tij e vodhi. Shkoni te vila e tij se do ta gjeni atje.

E nxorri jashtë përdorimj si “komuniste”, e çoi ne bodrum te zyrave shtetërore, dhe nga atje drejt e te vila e tij.

Zoti Patozi, për të cilin kam një stimë të veçantë dhe është një djalë që I duhet shumë PD-së, do të bënte mirë të rrinte ca më larg të tillëve nëse mendon se e drejta është me të.

Dhe sa për Bashën, me mjafton të di që ka ngrënë aq bukë holandeze, mes një kombi me ligje, etikë dhe liri, sa sado politikan të keq ta ketë bërë balta shqiptare, mishin do t’ia hajë, por kockat do t’ia ruajë të paktën, PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.