Lubonja:Regjimi aktual është ai i oligarkëve dhe kriminelëve
Teksa komenton në studion e News 24, deklaratat e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi në Parlament për triumfin e demokracisë liberale në Shqipëri, Lubonja thekson se deklarata të tilla janë të ngjashme me propagandën e Enver Hoxhës.
Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, thotë se SPAK është njësoj si fjalimi i Ruçit në Parlament, ndërsa shton sfidon publikisht kreun e KLP-së, Gent Ibrahimi.
Fatos Lubonja: “Ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve, ndaj ky regjim mund të quhet oligarkia e kriminelëve. Deklarata e Ruçit për demokraci është e krahasueshme me propagandën e Enver Hoxhës. Lidhur me shtrirjen e dorës … ky kryeministri tani e zbuloi se Valdrin Pjetri ju paska dalë pa dashje jashtë loje dhe po bëjnë lidhje të reja. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë vënë për atë që është atje. Dhe kanë vënë në Parlament shumë njerëz të lidhur me krimin dhe janë vetë në krye.
Po pse nuk arrestohet ai Valdrin Pjetri? Pse dosja 184 transferohet në Dibër? Për mua është një narracion, që po iu imponohet shqiptarëve. Gënjeshtra të imponuara. Ky narracion bëhet gënjeshtër, që e dinë të gjithë se është e tillë.
Absolutisht që nuk kam besim te SPAK. Janë harxhuar 200 milionë euro për Reformën në Drejtësi, për Arta Markun. Marrin rroga nga 15 mijë euro këta të huajt që vijnë atje. E kuptoni apo jo? Kjo është një fasadë e tmerrshme, është një gjë që të ulërasësh. Del ai kriminel i Shkodrës, dhe ka shumë si ai, por asnjë nuk hetohet. SPAK është njëlloj si fjalimi i Ruçit sot në Kuvend, që tha se “demokracia liberale funksionon”.
Më vjen ta pyes këtë Gent Ibrahimin: Si pranon të punosh për kriminelët? Për çfarë punon, për ato paratë? Njerëz që janë marrë me trafikim femrash, të vendosin për fatet e tua. Njerëz që merren me drogë, vendosin për fatet e tua. E kuptoni këtë? Këta janë shërbëtorë, nuk janë njerëz të pavarur. Ibrahimi ka konflikt interesi, nuk duhet të ishte aty.
Dosja 184 u hoq nga Krimet e Rënda dhe u dërgua atyre dy emrave që thoni ju, me argumentin se nuk është krim i rëndë, s’ka rrjet të organizuar. Pra u minimizua si krim, ku aty ke të përfshirë kryeministër. Ti ke kryeministrin që vjedh votën dhe rrjet kriminal që vjedh votën.
Këtu dal te ajo që pse të besoj te SPAK, kur unë s’besoj as te Prokuroria që të hetojë partitë-banda. Siç thoshte dikur Sali Berisha, fle mbi dosje. Pse kanë në dorë vendin bandat po ikin shqiptarët. Prokuroria është pjesë e sistemit. Prokuroria tregon se ka mbyllur gojën dhe mbajnë fasadën, gënjeshtrën e madhe. Këtu nuk ka asnjë vullnet për të parë veten në pasqyrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



