E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luftoi për të mbrojtur banesën dhe evitoi dhunën, pezullohet nga detyra policja Blerta Dervishi
Uncategorized

Luftoi për të mbrojtur banesën dhe evitoi dhunën, pezullohet nga detyra policja Blerta Dervishi

Blerta Dervishi, efektivja e policisë që mbrojti dje paqësisht banesën e saj tek Petro Nini, është pezulluar nga detyra. Dervishit i është komunikuar sot urdhëri nga eprori, ndërkohë që motivacioni ka qenë pengimi i punës së Policisë.
Përditësuar: TIRANË- Një ditë pasi protestoi për të mbrojtur banesën ku jeton bashkë me fëmijët e saj, efektivja e Policisë, Blerta Dervishi, banuese tek godina që do të prishet tek shkolla “Petro Nini”, sot është përballur me largimin nga detyra.

Blerta Dervishit, i është komunikuar gojarisht urdhri i pezullimit, ndërkohë që burime për Dosja.al sqarojnë se arsyeja ka qenë pengimi i punonjësve të policisë për të kryer detyrën.

Policja e pezulluar, Blerta Dervishi është një nga 14 personat e tjerë në ndërtesën tek “Petro Nini”, ndërkohë që ditën e djeshme ajo nuk pranoi të dilte nga banesa duke u përplasur me policinë dhe përmbarimin. Pamjet e polices që luftoi për të mbrojtur banesën, bënë xhiron e rrjetit.

4 familje dolën për të mbrojtur banesën e tyre, pasi Përmbarimi shkoi për t’i nxjerrë, pasi toka ku është ndërtuar është tashmë me një pronar të ri. Blerta Dervishi, është filmuar teksa i hiqte njërit nga banorëve sopatën nga dora, por pavarësisht se iu shmang dhunës ajo merr në këmbim largimin nga detyra.

Familjet që banojnë në këtë ndërtesë thonë se vendimi për pronarin Aleksandër Gavoci është i padrejtë dhe se ata e kanë fituar çështjen në shkallën e parë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj fajësoi Policinë për menaxhimin e situatës, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se shteti është i pafuqishëm përballë vendimit të një gjykate. Po ashtu, përplasja mes banorëve dhe Përmbarimit tek Petro Nini u kthye në sebepin zyrtar të shkarkimit të drejtorit të Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.