Luizeria si dëshmi e degradimit dhe injorancës së shoqërisë
Mentor Kikia
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi për arsye shëndetësore, kam luksin të humbas kohë edhe duke lexuar e dëgjuar për mënyrën se si e humbasin kohën qindra mijëra shqiptarë.
Po flas për një fenomen që unë po e emërtoj si Luizeri. Bëhet fjalë për eksperimentin social BBVIP. Në fakt eksperimenti nuk po ndodh brenda në program, por jashtë. Në studion e TV-së po zhvillohet një program, ndërsa fenomeni social ndodh në shtëpi, në zyra, në rrugë, kafene, spitale, shkolla…Produksioni kujdeset që ti hedhe turmës sa më shumë “kocka”- informacion, deklarata, video, komente, sherre për të promovuar Luizerinë… dhe turma e uritur nuk zhgënjen.
Rreth 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale të Luizit. Rreth 1 miliard klikime në tërësi për postimet e tij. Mijëra komente në çdo postim.
Histeri mbështetjeje në rrjet.(Gra që urojnë nënën për djalin që ka dhe që luten te kenë një djalë si Luizi).
Dhjetra programe televizive në media të tjera që i kushtojnë kohë, diskutime dhe komente fenomenit Luiz. Analistë e psikologë që shpjegojnë se përse Luizi qan në mëngjes dhe jo në drekë. Proteste mbeshtetese para BB. Tifozeri në rrjet. Tifozeri në vendet e punës: Me kë je ti? Po ti?
Luizi i shndërruar në model dhe të rinj që duan ti bëjnë flokët si ai.
Qëllimi i një produksioni televiziv është audienca dhe BBVIP ia ka dalë për mrekulli kësaj.
Por çfarë janë të tilla programe? Çfarë duhet të promovojnë ato? Çfarë modeli prodhojnë?
Mbi te gjitha cfarë është dhe çfarë përfaqëson Luizi që të fitojë admirimin e shoqërisë në këtë mënyrë masive, si të ishte një hero që ndryshoi rrjedhën e një historie?
E shesin si artist, por ishte një këngëtar që e braktisi krrierën pa e nisur mirë.
E shesin si diplomat te nivelit te larte, por ishte vetëm një djalosh i ri që e dërguan në Ambasadën Shqiptare në Paris, i gjetën një vend si atashe kulture e turizmi, pa asnjë meritë dhe mbi të gjitha në mënyrë të paligjshme, vetëm sepse duhej të ishte atje për të qenë pranë të fejuarës(vajza e ish kryetares së Parlamentit atë kohë), e cila ishte me studime ne Paris.
E shesin si jurist, por kishte një licencë noteri që ia hoqën autoritetet sepse nuk e ushtronte, pasi nuk kishte punë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



