E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha takon  Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas
Politikë

Lulzim Basha takon Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua sot në Tiranë, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ka nisur një tur në Ballkan. Në takim, njoftoi zyra e shtypit e PD-së,  Basha shprehu shqetësimin e PD-së dhe të opozitës për përmasën e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, gjatë viteve të fundit, falë lidhjeve dhe bashkëpunimit me politikanët në pushtet.

Duke iu referuar kushteve të vendosura në Samitin e Sofjes, Basha i konsideroi lidhjet e politikës me krimin si pengesën më të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe rrezik për stabilitetin e vendit.

Basha shprehu gatishmërinë e opozitës  për të vazhduar të kontribuojë në  zbatimin e reformës në drejtësi, bazuar në parimet e respektimit të Kushtetutës, moskapjes partiake të gjyqësorit dhe arritjes së rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kreu i opozitës rikonfirmoi qëndrimin për mosndryshimin e kufijve në Ballkan dhe falenderoi Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për pozicionimin e qartë në këtë çështje. Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë, Lulzim Basha i shprehu Ministrit të Jashtëm Maas për ndihmën e madhe e të pakursyer që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në 3 dekadat e fundit, veçanërisht për integrimin europian.  “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet objektivi kryesor politik i Partisë Demokratike”- theksoi zoti Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.