Majlinda Bregu fiton postin e ëndërruar:Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal
Majlinda Bregu fiton postin e ëndërruar
“Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan, – shkruan Bregu në Fb, – për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time. U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!
E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!” përfundon Bregu, mesazhin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



