E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Majlinda Bregu: Me Bashën kemi qenë shokë, ju tregoj problemin që ka
Uncategorized

Majlinda Bregu: Me Bashën kemi qenë shokë, ju tregoj problemin që ka

Ish-ministrja e Integrimit, një herësh ish-deputete e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, gjatë një interviste për emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, është shprehur se me Lulzim Bashën, ndonëse nuk kanë qenë miq të ngushtë, kanë qenë shokë. Ajo tha se ka qenë e njëjta maturë me Bashën, ndërsa tregoi edhe atë që ajo e quajti si problemi që ka Lulzim Basha.

“Lulzim Basha ka një problem shumë të madh me veten. Mbase nuk kemi qenë miq të ngushtë por shokë kemi qenë. Jemi njohur në gjimnaz, e njëjta maturë e kështu me radhë. Ka një problem shumë të madh. Më shumë se inat kam keqardhje. Është raporti që ka me të vërtetën. E ka pranuar se është ai përgjegjës për listat. Raporti me të vërtetën është gjëja më e tmerrshme e një njeriu që do të vendosë rolin e lidershipit. Nuk bëhen ftesat nga studiot televizive”, – tha Bregu.

Sipas saj, mosmbledhja e strukturave të PD-së, tregon se Lulzim Basha është gënjeshtar dhe mashtrues.

“Një parti politike dhe një qeveri dhe një vend as qeveriset e as drejtohet dot vetëm me retorika. Fjala me veprimin dallon çilimiun nga një i rritur. Fjala dhe veprimi dallojnë njeriun me personalitet nga mashtruesi dhe gënjeshtari”, – deklaroi ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.