E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Majlinda Bregu:Lul pse je kaq   i vonuar?!
Sot

Majlinda Bregu:Lul pse je kaq i vonuar?!

Në një koment në rrjetet sociale Majlinda Bregu ka treguar se përse Lulzim Basha është i vonuar.

Sipas Bregut, qëndrimi i Bashës ndër vite ka qenë kundërthënës për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja.

Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryehershëm kam mbrojtur idenë se Shqipërisë nuk i duhet ndërprerë ecja drejt Europës, për asnjë arsye.

Shqiptarët janë vënë shpesh para provës së rëndë të ikjes së përsëritur prej saj.

Herë nga aftësia jonë e spikatur për tu vetëlënduar që na tërheq pas sa herë që afrohemi me Europën e që cuditshëm na pushton mendjen, shoqërinë, institucionet; dhe herë nga rropamat historike e terret e regjimeve që na mbajtën me shekuj larg Europës.

Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi.

Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.

Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve.

Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot çelja e negociatave të Shqiperise me Europen; të fshikullonte aradhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndrrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet,vëtëm nësë largohen negociatat!

Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar!

Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim”, ka shkruar Bregu në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.