E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina llogaritëse plus- minus e VETINGUT…..
Sot

Makina llogaritëse plus- minus e VETINGUT…..

Eshte viti i erret 1997. Shume frike per te udhetuar. Akoma me shume frike per te bere shtet. Kater shoke zgjohen ne mengjes dhe pasi pine kafe, e lene te takohen prape ne darke. Por ne mbremje , njeri prej tyre mberriti ne takim shume me vonese, sepse I ishte prishur makina. E megjithese te demtuar e te kthyer ne nje rraqe, e kishte lene nen ruajtje. Vit armesh. Te kater djemte me i madhi nder ta 27 vjec , jetonin me hajduteri. Gezim Cuko, Fredi Selimi, Sefedin Shehu dhe Aleksander Xhelaj, ate nate , vendosen te ngrene postbllokun e radhes e te grabisin kedo qe kalonte. Njeri prej tyre shkoi te marre automatikun. Aleksandri veshi uniforme policie. Gezimi u vesh me kostum xhins .Dhe u nisen per ne Visoke, rruga Ballsh Fier.E ngriten postbllokun e hajdutit prane nje varreze dhe u ndane ne te dyja krahet e rruges. Me pas , aty do te ndodhte nje nga masakrat ndaj policise.
I mbijetuari i vetem eshte efektivi Nebi Hyska .

Nga te shtenat ai ngeli I plagosur rende. Dhe tregon se sapo makina e policise ishte afruar, ishin shenjestruar nga nje bresheri zjarri e eger . Bertita , mos qelloni jemi policia. Por ata shtine ndaj policeve dhe kur pane se Nebi Hyska ishte ende gjalle, udhezonin njeri tjetrin ‘eshte akoma njeri ne krahun e siperm”. Polici Hyska u zvarrit i plagosur dhe ajo qe mundi te beje ishte te njoftonte me radio per priten. Kishin mbetur nderkohe te vrare shoket e tij efektivet Arshi Bregasi, Veledin Pashaj. I treti Bujar Hamiti nderroi jete ne spital.
Edhe pas arrestimit te vrasesesve frika ishte e lexueshme , keshtu qe prokuroria e Mallakastres e delegoi ngjarjen ne Fier.Po edhe ne Fier nuk kishte kurajo , denimi i fundit me varje ishte egzekutuar publikisht pikerisht ne kete qytet per masakren e Libofshes. Kishin kaluar pese vjet dhe kjo gje nuk ishe harruar. Keshtu qe u vendos qe per shkaqe sigurie ceshtja te percillej ne Lushnje.

Prokuror i ceshtjes Ilirian Muho, prej vitesh nuk eshte me ne drejtesi..

Diten qe atje do jepej vendimi- rrefen nje ish shef policie – e rrethuam gjykaten me nje gardh te formuar nga rreshta policesh . U shpallen kater denime me vdekje. Me pushkatim. Ishte I fundit denim me vdekje qe u lexua ne nje salle gjykate ne Shqiperi. Ai dhe dhjetra te tjere u shfuqizuan me pas nga gjykata kushtetuese me dhjetor 1999.

Ish shefi I policise tregon per ate dite : pas vendimit qe u shpall nen nje trysni te madhe te te afermeve, dhe kur te denuarit u shoqeruan me eskorte , na u dha urdher te ktheheshim ne Tirane. Po dilnim nga qyteti , kur ne rrugen kryesore pame nje djale te ri duke pritur ne stacion. Ulem koken para tij te turperuar. E kishim lene ne rruge te vetem dhe pa menduar aspak per jeten e tij. Ai ishte gjyqtari qe sapo kishte shpallur denimin me vdekje. Artan Lazaj!

Kete histori e zbulova vite me pare teksa po pergatisja nje material per denimet me vdekje. Biseda me ish zyrtarin e policise mu kujtua dje, sapo pashe seancen e radhes qe u njoftua per gjyqtarin Artan Lazaj.

Une dhe ai jemi shoke ne facebook. Ai do ta lexoje kete gje dhe ndoshta nuk bej mire qe I kujtoj dite te veshtira, atij dhe shume te tjereve qe jane ndeshur me krimin per vite me radhe. Artan Lazaj do ti nenshtrohet provimit , me mbledhje zbritje , pjesetim , shumzim.

Ashtu sic ndodhi edhe me Genian Trenoven, prokurorin e Aldo Bares. sic ndodhi me Besa Nikehasanin, gruan qe ka bere armiq ne emer te shtetit, ka shpallur 45 pretenca per vrasje ne veri te vendit, por u shkarkua se nuk perputhet nje pellembe garazh me nje nje pellembe shtepi. Edhe Gentian Trenova, pronar i 50 metrave katrore shtepi, me mire do ishte per te te jetonte poshte ures se Lanes. A mund te shkarkohej Gentian Trenova per i korruptuar, per i paafte ? Jo!. Gentian Trenoves ju be gjyq per 50 metra katrore cati . Per dy dosje per te cilat ka vendim gjyqesor! Madje, Zoti Gentian Trenova duhet te jetonte ne kasolle. Por nuk dua ta kundeshtoj procesin, te domosdoshmin .Te korruptuarit duhet te ikin me cdo cmim. Por ju lutem , hiqni te duhurit.

Ne jetojme ne SHqiperi dhe mos me thoni qe para magjistratit Gentian Trenova, botues I 4 librave juridik dhe qe I eshte bere si lekure kostumi I tij gri, vlente nje tjeter qe eshte me shkollen e plepave dhe qe ju i nxoret vetem nje pasuri. Kerkoni me mire se po rrezikoni te ktheheni nje ILDKPKI e dyte. Kerkoni se ndoshta dikush nga ata te denjet qe kaluat, ka lidhje me dike te fuqishem me krimin e organizuar ne qender te vendit. Ku eshte DSIK? Ku shkuan 3 komponentet?
Kam lexuar te gjitha vendimet e deritanishe te zbardhura . Hidhini dhe nje sy ju ne faqen www.kpk.al, do te gjeni aty argumente qesharake se si rendohet subjekti i rivleresimit per shkak te reagimit ne salle. Pastaj ku shkoi pika 5 e nenit 61. Aty perfshihet edhe cenimi i besimit tek publiku.
I dashur komisioner publik, zgjohu dhe ankimo dicka ne shkallen e dyte. Ti nuk u ngrite vetem per Aderiatik Llallen

Dime edhe ne te mbledhim e te pjesetojme, dime se sa eshte cmimi i nje trualli prane bregdetit dhe ne Tirane. Te gjithe e kemi kaluar matematiken. Ku jane restorantet, emrat e te treteve qe perfaqesojne gjyqtare e prokurore si biznesmene, por qe na dalin se jetojne ende tek shtepia e vjehrrit.
Vetting te mbare. Prape vazhdoj te besoj…..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.