E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makinat e luksit si shfaqje “mikro-borgjeze”…
Sot

Makinat e luksit si shfaqje “mikro-borgjeze”…

Ylli Manjani

“Policia arrestoi X.Y; Z.Zh; A.B se përdorin makina luksoze.

Policia bllokon makinat luksoze.”- buçasin lajmet këto ditë…

Ore janë në terezi kta apo jo? Po pse more u dashka ndaluar njeru të përdorë makina luksoze?!

Cili ligj ndalon përdorimin e makinës luksose?! Ç’krim bën njeriu që blen dhe nget një makinë luksoze?!

Kush, përveç policisë Shqipëtare, thotë që të kesh një makinë luksoze, të bën automatikisht kriminel?!

Pse po të kesh një makinë “jo luksoze” nuk bën dot krim?!

Pastaj, çdo të thotë “luksoze”?! 4 rrota që drejtohen nga një timon e lëvizin nga një motorr… Çfarë quhet “luks” në një konstruksion të tillë, i destinuar për komsum!

Nuk e di! Po nëse synimi i policisë është të shndërrohet në Degë Ushtarake, apo postë kufitare (nga ato të dikurshmet), ku njerëzit duhet të paraqiten me detyrim aty, le ta thonë!

Ta thonë që të shkojmë vetë të gjithë nga një herë të paktën…

Se janë rreth 400 000 mjete të lëvizshme në vend që nuk ka vend as burgu për të gjithë!

Çfarë është vendi ku po jetojmë? Demokraci, Diktokraci a çfarë?

Qartësisht “luksi” na qënka diçka e keqe… natyrisht jo të gjithë ata që e kanë janë të këqinj…

Enver e shkuar Enverit….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.