E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manipulimi i zgjedhjeve/ Berisha: Opozita do ngrihet deri në mosbindje civile. Rakipllari: Këtë e premtuat edhe vjet, por…
Politikë

Manipulimi i zgjedhjeve/ Berisha: Opozita do ngrihet deri në mosbindje civile. Rakipllari: Këtë e premtuat edhe vjet, por…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se opozita do të shkojë deri në mosbindje civile për të rikthyer votën në vend.

I pyetur nga Robert Rakipllari se duke qenë se kanë prova për manipulimin e zgjedhjeve, ku do t’i dorëzojnë duke qenë se tashmë nuk e “takon asnjë ambasador”, Berisha u përgjigj se provat do t’i dërgohen institucioneve të tjera europiane, si ODIHR dhe Parlamenti Europian.

Pjesë nga diskutimi në studio:
Berisha: Opozita do ngrihet me forcën më të madhe për të rikthyer votën në vend, deri në mosbindje civile

Rakipllari: Këtë e premtuat edhe vjet

Berisha: Do e bëjmë. Pas zgjedhjeve do e bëjmë. Po bëjmë fillimisht verifikimet. Por nuk na japin videot

Rakipllari: I kërkoni hajdutit na jep provat. Pas 2001 Berisha vërtetoi tek ndërkombëtarët që zgjedhjet u deformuat. Ua dërguar ambasadorëve në Bruksel. Mund ta bëni edhe tani këtë gjë, por nuk ju takon asnjë ambasador.

Berisha: Nuk shkoj tek asnjë ambasador. Para pak kohe një ambasador që u shpreh për zgjedhjet kur më parë u desh shumë kohë që të shpreheshin. Sepse Rama vijoi haptazi dhe shokoi edhe ndërkombëtarët.
Dokumentacioni do dërgohet në ODIHR, kongresi i autoriteteve loke dhe Parlamenti Europian. Qendra që kanë ekspertizën e vlerësimit të zgjedhjeve. Kemi qenë në kontakt të vijueshëm dhe jemi shumë të kënaqur me raportin e ODIHR.

Shehu: Folët për mosbindje civile, që do mbështetje masive.
Ç’konsideroni mbështetje?

Berisha: Në radhë të parë kauza. U paraqet qytetarëve një kauzë të drejtë, jo të stisur dhe jashtë çdo tendence për ta manipuluar.

Shehu: Nëse ata blihen me 50 euro nuk dalin për kauzën tuaj.

Berisha: 50 mijë idealistë votuan për BF.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.