E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani akuzon Gjonajn dhe Markun për ekstradimin e Nazer Seitit
Sot

Manjani akuzon Gjonajn dhe Markun për ekstradimin e Nazer Seitit

Përmes një statusi në ‘Facebook Manjani i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për personat që lejuan ekstradimin, që sipas tij ishte i paligjshëm.

REAGIMI I MANJANIT
Tani prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit.
Nuk ka pse të “kursejë” as Ministren e Drejtësisë e as Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme! Një ditë kjo përgjegjësi do ushtrohet, por Shqipëria ka sot nevojë për të!
E ftoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që ekstraduan personin kyç, në shkelje të hapur të ligjit! Të mos kursehet as kur është fjala për Ministër apo Prokurorë në detyrë! Kjo është e domosdoshme nëse duam drejtësi të besueshme!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.