E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani i përgjigjet Rilindasve/  Ua ua ua ua ua!  Rrodhën fare!
Sot

Manjani i përgjigjet Rilindasve/ Ua ua ua ua ua! Rrodhën fare!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, lidhur me qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca pas publikimit të dëshmitarit X në video-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Ua ua ua ua ua!

Rrodhën fare!

Denoncimi i trafikut dhe i trafikantëve! Denoncimi i mashtrimit publik që bëri Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, na qenka bërë nga Mafia!

Budallëk më të madh nga ky nuk na kishin zënë veshët!

Budallëku e rrjedhja e trurit vijon më tej! PD që denoncoi na qenka Mafia, kurse qeveria që trafikon drogë e mbron trafikantë na qenka legjitime!

Budallëku vijon edhe më tej! Qeveria e drogës na i dashka bisedimet në BE! Opozita që denoncon drogën qenka kundër!!

Budallëk e shkuar budallëkut!

Luajtën nga fiqiri!”, shkruan Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.