E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Ish-prokurorët e shkarkuar për korrupsion sot janë deputetë të PS
Sot

Manjani: Ish-prokurorët e shkarkuar për korrupsion sot janë deputetë të PS

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka denoncuar vullnetin e mazhorancës së majtë për të mos lejuar gjykatësit dhe prokurorët e e larguar nga Vetingu të ushtrojnë të drejtën e Avokatit.

Manjani ngre pyetjen se përse ish-prokurorët e larguar për korrupsion nga organi i akuzës janë sot anëtarë të shumicës në parlament?

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit

Partia-shtet ka vendosur sot të mos lejojë gjykatësit dhe prokurorët, të cilët i largon vettingu, të ushtrojnë të drejtën e Avokatit.

Mirë ka bërë!

Po ata ish-prokurorë që u larguan nga Prokuroria për akte korrupsioni dhe shkelje ligji, të cilët janë anëtarë të shumicës moniste, pse lejohen në Parlament?!

Si kanë fytyrë të marrin vendime në emër të popullit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.