E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Janë të gjithë si Rama, të rrëzojmë regjimin
Sot

Manjani: Janë të gjithë si Rama, të rrëzojmë regjimin

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se është gabim personalizimi i betejës politike. Manjani theksoi se kjo betejë po bëhet me një regjim, që sipas tij duhet të mposhtet.

Ja postimi i plotë i Manjanit

E megjithatë, prap mendoj se duke personalizuar betejën politike është gabim!

Rama, Basha, Monika etj, janë të mirë dhe njëkohësisht të këqinj si çdo qenie tjetër njerëzore.

Nuk ka njeri pa huqe.

Politika nuk mund të kufizohet tek “të mirat” e “të këqijat” personale. Beteja sot bëhet me një regjim, me një model i cili sundon mbi çdo normë e rregull. Në këtë model Rama gjykohet si autor, por Erioni, Sajmiri, Gramozi, Fatmiri etj janë pjesë e këtij modeli.

Asnjë iluzion se të tjerët rrotull Ramës janë më të mirë se Ai!

Ky është gabimi fatal i cilitdo që sheh shpresë tek përplasjet brenda regjimit! Sfida sot është mposhtja e këtij rregjimi, pa asnjë dyshim. Bashkë me të edhe rrëzimin e Ramës, Erionit, Gramozit e gjithë sunduesve që janë aty.

Sfida tjetër është të mos lejojmë rregjimin tjetër zëvendësues. Kjo arrihet duke mos e personalizuar politikën!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.