E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani për Ramën : Paske marrë dozë të lartë …
Sot

Manjani për Ramën : Paske marrë dozë të lartë …

Ish-ministri i drejtësi, Ylli Manjani, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili uroi 5 Majin ‘Ditën e Dëshmorëve’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Rama u uroi shqiptarëve ditën e vdekjes.

Ja postimi i Manjanit:

Dëshmorët dhe të droguarit…

———-

Kryeministri na uron “Gëzuar 5 majin”, pra ditën e vdekjes! Si dozë e lartë duket…

Zëvendësia e tij, ngatërron librin me përralla Arabe, me librin e kohës së Enverit për Dëshmorët! Dozë fillestarësh, por me efekt të menjëhershëm…

Vartësit e tyre kanë frikë se mos bëhen “dëshmorët” e ndryshimeve në qeveri dhe punojne si për ditën e fundit! Dozë e mjaftueshme për të mos fjetur…

Pjesmarrësit në homazhe zihen për foton e Enverit!! Të dehur nga tymi dhe aromat e drogës që përdor qeveria…

Ec e merre vesh se ç’bëhet në këtë vend!

Me siguri Dëshmorët janë rrotulluar disa herë aty poshtë nga sikleti…

Familjet e tyre presin të marrin ndonjë kg mollë nga shteti, si gjithmonë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.