Manjani-Ramës: E pashë me sytë e mi shkeljen e ligjit në qeveri, nuk beja për qeverinë e hashashit
Ylli-Manjani reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shkarkua nga detyra sepse nuk ishte personi i duhur për atë post, ka reaguar ish-ministri për Syri.net duke thënë se Rama ka të drejtë pasi ai nuk ishte ministri i duhur për qeverinë e hashashit.
Reagimi i ish-ministrit Manjani
“Atëherë:

1. Pa dyshim që nuk isha ministri i duhur për qeverinë e hashashit. Në këtë pikë jam dakord me Kryeministrin. Ai vetëm te droga dhe tek koncesionet e kishte mendjen, ndërsa unë tek ligjshmëria e qeverisë. Pra dallim shumë i madh.
2. Pa dyshim që nuk kisha asnjë iluzion se Edi Rama kishte ndryshuar nga sa e njoha në PS. Por edhe unë vendosa t’i jap vetes një shans që të kontribuoj nga brenda dhe jo vetëm duke kritikuar nga jashtë! Shans të cilin e shfrytëzova sepse e pashë me sytë e mi shkeljen e ligjit në pushtet!
3. Sa për shansin që më paska dhënë ai, ia fut kot sigurisht! Zgjedhja ime aty ishte vendim i Ilir Metës dhe e LSI-së dhe jo i Edi Ramës! Ky i fundit vetëm firmosi letrën për në Presidencë. E kundërta është e vërtetë, futja ime në kabinet madje edhe dalja nga kabineti ishte për t’i dhënë shans qeverisë së koalicionit, të cilën siç edhe e pamë e shkatërroi vetë Rama!
4. Se fundi të gjithë ministrat e LSI-së kanë shprehur rezerva të thella për qeverinë dhe vendimmarrjen e saj. Në disa raste prej tyre, ka edhe deklarata publike shumë më të forta se qëndrimet e mia parimore. Kryeministri do ta bëjë personale me mua. Është i mirëseardhur! Ja fillojmë nga ta dojë ai…”, është shprehur ish-ministri Ylli Manjani
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


