E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani reagon si avokat: Media po nxjerr sekretin hetimor
Uncategorized

Manjani reagon si avokat: Media po nxjerr sekretin hetimor

Si avokat i çështjes, pas emisionit të sotëm Inside Story në Top Channel, dua të sqaroj se:

1. Të dhënat e përgjimeve që ata kanë përdorur janë pjesë e dosjes hetimore, që ne si avokatë na janë dashur disa procese gjyqsore ti marrim sepse janë sekret hetimor.

Përdorja e tyre në emisione televizive në vetvete përbën shkelje të rregullave mbi të dhënat e mbrojtura.

2. Lidhja e fjalëve të marra nga përgjimet me personat që ata citojnë, është ende e paprovuar dhe e pa shqyrtuar nga gjykata.

Përdorimi i atyre fjalëve si të shkruara nga Pëllumb Gjoka është spekulim dashakeqës dhe i dënueshëm nga ligji.

3. Emisioni cedon keq profesionalisht sepse nuk ka marrë asnjë reagim nga pala e keqpërmendur aty. Kjo është dashakeqësi! Urojmë të mos jetë e sponsorizuar, por një lajthitje profesionale e gazetarëve.

Personalisht jam kundër procedimeve ndaj medias dhe gazetarëve, por kjo nuk na ndalon të kryejmë detyrën si profesionistë në mbrojtje të klientit, nëse do duhet. Kushtet ligjore janë.

Do të sugjeroja emisionit dhe Top Channel të ndalë menjëherë përdorimin e këtyre të dhënave dhe, për më tepër të ndalë asocimin e personave konkretë me ato të dhëna përgjimesh që ende nuk janë çmuar si të ligjshme sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

E përsëris ende nuk ka një proces çertifikimi dhe identifikimi real, faktik apo shkencor që të lidhë ato të dhëna me personat e përmendur. Madje për informacion mund t’u them se në tërësinë e atyre të dhënave ka shumë kontradikta dhe mospërputhje me ngjarje dhe fakte konkrete.

Kërkojmë të ndalojë sa më shpejt përdorimi spekulativ dhe dashakeqës i atyre të dhënave.

Kaq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.