E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Thirrje deputetëve thirrini arsyes dhe argumentit
Sot

Manjani: Thirrje deputetëve thirrini arsyes dhe argumentit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vendosi sot të kthejë mbrapsh ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar të miratuar me urgjencë nga Edi Rama.

Pas këtij vendimi, reagimet kanë qenë të shumta, të gjitha pozitive dhe në krah të vendimit të Presidentit Ilir Meta.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Me një shënim në Facebook, Manjani thotë se uron që mesazhin politik ta lexojnë siç duhet deputetët.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Uroj që deputetët të vendosin arsyen mbi emocionin politik dhe ta lexojnë siç duhet mesazhin e Presidentit të Republikës, me rastin e kthimit të të ashtuquajturin ligji për Teatrin Kombëtar!

Vetëm me arsye të ftohtë mund të tejkalohet kjo situatë shumë delikate, e vështirë sa më s’ka!

Nuk vlen asgjë çelja e debatit me deklarata koti, që jemi mësuar të dëgjojmë.

Helmin që deputetët dhe drejtuesit e institucioneve politike në vend kanë me njëri-tjetrin le ta shprehin, por në këtë rast vlen vetëm ARSYEJA dhe ARGUMENTI në kushte tepër të veçanta ku gjendet shteti.

Mbi të gjitha, fakti që nuk ka një gjykatë që ta vlerësojë kushtetutshmërinë e atij ligji, është arsye e mjaftueshme për t’u tërhequr nga kjo nismë.

Janë shumë njerëz që kanë të drejtën e ligjit dhe të zotit të ankohen ndaj qeverisë, por nuk kanë se ku.

Nuk mund të mohohet në asnjë rrethanë e drejta për t’u ankuar e gjykuar nga një gjykatë kompetente!

Të gjitha konventat kuadër e parashikojnë këtë detyrim të çdo shteti, pavarësisht formës apo llojit të regjimit politik.

Ndaj uroj të triumfojë logjika, në këto momente të vështira, të pa jetuara më parë në historinë e shtetit tonë modest!

Le të shpresojmë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.