E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani:Ekonomia informale me para droge është njësoj si ekonomia e Piramidave financiare
Sot

Manjani:Ekonomia informale me para droge është njësoj si ekonomia e Piramidave financiare

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk ka munguar as mëngjesin e sotëm me shënimin e radhës. Këtë herë ai ngre alarmin se ekonomia dhe financat  shqiptare po rikthehen tek Piramidat famëkeqe që shkaktuan vitin 1997.

”Ekonomia informale me para droge është njësoj si ekonomia e Piramidave financiare. Të njëjtën efekt ka! Njerëzit kujtojnë se kanë para, por në fakt kanë asgjë! Kanë borxhe për të larë”, shkruan Manjani.

Gjithashtu ish-ministri thotë se njerëzit po vriten për të larë hesapet kurse qeveria po fërkon duart, pasi kështu e shtyn edhe ca kohë.

”Deri sa të falimentojë edhe ndërtimi i kullave dhe të futet në kolaps tregu i pasurive, do vijojë kjo agoni. Ndërkohë njerëzit do vriten e do sakatosen njëri me tjetrin, për të larë hesapet!!! Pamja bëhet gjithnjë e më e zymtë! Kjo pamje nxit IKJEN! Qeveria fërkon duart se shtyn ca kohë kështu. Por fundi është i tmerrshëm”, thekson Manjani

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.