MANJANI:Xhafaj nuk e ndalon dot protestën!
Ish-ministri pak para protestës flet për provokatorë të futur nga Xhafaj: Ai nuk di mjete të tjera por nuk e ndalon dot protestën!
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani flet sot për provokatorë të futur nga ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, në disa autobusë.
‘Nëse provokatorët që ka futur Fatmir Xhafa, në disa autobusë, do arrijnë të jenë të sukseshëm, atëhere përgjegjësia do bjerë direkt mbi të!
Ai nuk di mjete të tjera, këto ka mësuar nga partia e tij, por nuk e ndalon dot protestën!
Ende shpresoj se policët e kuptojnë këtë poshtërsi që u është prezantuar sot në mëngjes!
Ndërkohë provokatorët e paguar nga droga, bëjnë mirë të shohin punën e tyre…
Aty do jem në protestë! Të shohim!’, shkruan Manjani, duke theksuar se me “hinka” policore dhe provokatorë incidentesh nuk ndalet protesta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



