Manuali sorosian që përdori Basha për shkatërrimin e PD!
Av Altin Goxhaj, Ibsen Elezi
Axhenda Sorosiane e Lul Sorosit për shkatërrimin e PD dhe Rezistencës Qytetare ndaj Establishmentit Sorosian!
Fakte të publikuara nga Levizja AntiSoros kanë vërtetuar deri në detaj se Shqipëria po qeveriset nga një Qeveri Sorosiane! Strukturat dhe konsulentët e Soros planifikojnë, orientojnë dhe monitorojnë gjithë platformën qeverisëse të Rilindjes.
Në Tetor 2013 George Soros dhe Edi Rama nënshkruan një kontratë me Institutitn CID i cili do të hartone dhe do të ndiqte në detaj deri në zbatim të detyrueshëm nga Qeveria Shqiptare çdo politikë ekonomike dhe sociale që do të kërkonte Soros për Shqipërinë (kliko dhe kontrollo vetë: https://albania.growthlab.cid.harvard.edu/)!

Dokumenti që mban sekret Lul Sorosi për Axhendën Social-Ekonomike të Falimentimit dhe Rrënimit të Shqipërisë
Po ashtu edhe Reforma në Drejtësi është përgatitur 100% nga Fondacioni Soros dhe miratuar nga Lul Sorosi në 5 Dhjetor 2014 kur kjo iu kërkua personalisht nga George Soros në Selinë e PD.

5 Dhjetor 2014 kur Luli ra dakort me George Soros që të bëhej Reforma në Drejtësi dhe atë ta bënte Fondacioni Soros

Dokumenti Sekret i marrë nga serveri i Fondacionit Soros New York ku tregohet se Luli kishte rënë dakort që Reforma në Drejtësi të bëhej nga Soros
Deri më sot asnjë ditë kjo nuk është denoncuar nga Lul Sorosi!
Axhenda Sorosiane e Lul Sorosit për shkatërrimin e PD dhe Rezistencës Qytetare ndaj Establishmentit Sorosian!
Kapitulli I. VRASJA E AKSIONIT OPOZITAR
A. Degradim i plotë i Aksionit të përditshëm:
- Parlamenti, një dështim i plotë, fytyrë e vetë “Listës Basha”, aksione të dështuara deri te vetvrasja politike me miratimin e Reformës në Drejtësi sipas paktit me George Soros në 5 Dhjetor 2014.
- Konferencat e shtypit një model lindor tipike e propagandës zyrtare bolshevike, me një gjuhë të drunjtë dhe të lodhshme.
- Ekranet e TV të uzurpuar nga mediokër dhe injorantë politikë, të prodhuar nga sistemi kacavjerrjes dhe laboratorët e Soros, duke ulur në ekstrem mbështetjen e opinionit publik.
- Komunikimi me votuesit ka vdekur dhe kur ndodh është thjesht show mediatik.
B. Shkatërrim i institucionit të protestës:
- Protestat janë rralluar qëllimisht (kujto psh “protestat e Shtatorit” për rrëzimin e Qeverisë !!!)
- Protestat janë dështuar qëllimisht (“Më parë mbaron fjalimi i Lulit se sa ka mbërritur i fundit në protestë gjatë marshimit”)
- Protestat janë shitur qëllimisht (kujto psh protestën e kuksianëve).
- Ndërkohë teatri grotesk me çadrën ka demotivuar këdo se protestat e Lulit janë serioze dhe japin ndonjë rezultat.
C. Luli ka sabotuar dy palë Zgjedhje në 5 vjet dhe po saboton të tretat:
Deri më tani në 5 vjet 2 palë Zgjedhje të shitura.
- Zgjedhjet Lokale të 2015, u shitën nëpërmjet impotencës ndaj reformës territoriale dhe pazareve nën tavolinë.
- Zgjedhjet Qëndrore të 2017, të shitura në marëveshjen e 17 Majit, tashmë kanë hyrë në histori si “DITA E DYLBERËVE”, dita e turpit dhe talljes me mbëshetësit e tu.
- Tashmë çdo demokrat është dëshmitar se si Luli “i ka hequr shulat pushkëve” dhe “ka fik motorrat e fushatës” para të 2 fushatave zgjedhore të shkuara, dhe qartas edhe kësaj që po vjen.
- Skandali i blerjes së kandidimit apo një vendi në listë.
- Mos faktimi i qëllimshëm i manipulimeve të proçesit zgjedhor dhe blerjes së votës dhe mospasqyrimi në raporte zgjedhore, përkundrazi ka pasur njohje të menjëhershme të zgjedhjeve që natën e votimit.
- Programet elektorale të Lulit janë tashmë subjekt humori dhe talljeje publike.
- Zhdukja e simboleve të PD në fushatën 2017 ishte e koordinuar me përdorimin parodik nga vetë kundërshtari i këtyre simboleve për ti humbur identitetin PDsë.
Kapitulli II. Shkatërrimi i PD, kthimi i saj në OJF, zbatimi i një plani konkret!
A. Luli është Kryetar jo legjitim i PDSH-ës:
- Fallsifikimi i proçesit të zgjedhjeve të 22 Korrikut 2017 për Kryetar të PD më së shumti ishte atentat ndaj votës së lirë në shtëpinë e demokratëve.
- Listat copë-copë ku mungonin dhe mungojnë anëtarë të pandarë nga 91 apo anëtarët e organeve drejtuese (ndërkohë gjeje rëndom edhe anëtarë të LSI)
- Fallsifikimi i pjesmarrjes në votime dhe proçesverbaleve në qendrat e votimit edhe sidomos në numërim.
- Këto janë fakte të pamohueshme që e bëjnë Lulin një Kryetar jolegjitim. Ky ishte akti më i shëmtuar që humbi përfundimisht besimin e demokrateve dhe mbarë votuesve tek Partia Demokratike.
B. Strukturat e PD po shkatërrohen përfundimisht:
1. Përdorimi në PD 2 standarde në kandidime dhe karrierë:
- U larguan qindra drejtues seksionesh dhe drejtues të tjerë, me kriterin “rënie në rezultat”, thyerja e këtij kriteri për shumë të tjerë faktoi se ky ishte më shumë “spastrim i rradhëve”.
- Pëdorimi i dy standarteve ndodhi edhe në përzgjedhjen e kandidaturave, gje qe çoi në humbjen e besimit nga antarësia e gjerë e PD.
2. Sistemi i karrierës VS sistemit të kacavjerrjes:
- Njerëz pa asnjë kontribut në PD ose profil politik publik i kacavjerr si ferra në pozicione drejtuese të PD apo qeverisëse.
- Mbushja e pozicioneve kyçe me Kolonën e Pestë të Soros
- Krijimi i departamenteve fiktive për t’i gjetur pozicion individit dhe jo individin strukturës
- Hartimi individual i listës së deputetëve, rasti i parë i papreçedentë në Historinë e Politikës Shqiptare në 105 vjet shtet!
3. Shkatërrimin e forume drejtuesve
- nga baza poshtë deri në Këshillin Kombëtar duke mos i mbedhur periodikisht madje një pjesë asnjëherë! Shkatërrimi i mekanizmit të analizës së brendshme në forume për të vlerësuar shkaqet, pasojat dhe korigjuar difektet
- Shit-Blerja e pozicioneve drejtuese dhe përfaqësuese (Kujtoni Rasti Saljani në zgjedhjet e FRPD, u përdorën bursat dhe favoret e UETsë për të blerë vota në forume)
- Shkatërrimi i strukturave të ekspertizës dhe analizave duke mos pasur kapacitete të mjaftueshme për tu përballuar me luftën politike.
- Braktisja e anëtarësisë dhe mbështetësve konkret apo potencial përballë represionit dhe persekutimit politik shtetëror.
- Përzënia dhe demotivimi me çdo lloj forme i pjesës tradicionale të bizneseve dhe kontribuesve financiarë që kanë mbështetur gjithmonë PD.
4. Luli ka përzënë anëtarësinë dhe mbështetësit (pasojë e shkatërrimit të strukturave)
- Boshatisja dhe zbrazja e zyrave dhe hapësirave të komunikimit publik anëtar-drejtues.
- Përzënia e anëtarësisë: Shkatërrimi i piramidës së organizimit dhe drejtimit të PDsë çoi në demotivimin e anëtarit të thjeshtë pasi ai nuk kishte më as përfaqësues dhe as relatorë për të përcjellë problemet, idetë, apo çdo lloj halli.
- Braktisja e anëtarësisë dhe mbështetësve (konkret apo potencial) përballë represionit dhe persekutimit politik shtetëror.
- Demokratët ndihen të huaj në shtëpinë e tyre politike.
Kapitulli III. Luli “lider” i sajuar dhe i dështuar, pseudonimi “mashtruesi!”
Lideri më i pabesueshëm në 28 vjet, 3 perceptimet bazë:
- Për Aleatët: “Ky të gënjen dhe për orën”
- Për Popullin: “Luli fle gjumë”
- Për Anëtarësinë: “Ky t’i shet zgjedhjet pa ja nis”
Kapitulli IV. Luli ka sabotuar punën e përditshme për sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare
A. Në marëdhënie me SHBA:
- ka shkatërruar marëdhëniet me forcat konservatore në SHBA.
- ka larguar nga Shqipëria institucionet e Partisë Republikane të Trump të ofruara për mbështetjen e PD (si psh IRI – International Republican Institute i cili është larguar në Malin e Zi) dhe i ka zëvendësuar me strukturat sorosiane (marëveshja me NDI në 2017)
- nuk ka përdorur në formën e kërkuar kartën e AntiSorosizmit në marëdhënie me SHBA duke mos ofruar as raportime dhe as angazhime të drejtpërdrejta mgjth kërkesat e ardhura për këtë qëllim.
- ka përdorur qëllimisht agjencitë e gabuara, njerëzit e papranueshëm dhe forma të dëmshme financimi lobimi duke e bërë të pamundur pranueshmërinë e PDsë si faktor i besueshëm informimi, komunikimi dhe mbështetjeje duke i krijuar Edit avantazhe që as në ëndërr s’mund ti shihte për të lobuar.
- nuk ka dënuar dhe as ka vepruar në kohë reale asnjëherë ndaj axhendës antiamerikane sorosiane të Qeverisë dhe satelitëve të saj mediatik dhe civil.
- ja ka dalë që përfundimisht PD dhe ai të konsiderohen krejt të pabesueshëm dhe të pavlerë për interesat dhe politikën amerikane në rajon.
B. Në marëdhënie me Europën:
- Luli ka ndërtuar një strukturë krejt impotente në marëdhëniet ndërkombëtare
- Luli nuk ka përcjellë në formën e kërkuar raportimin periodik për degradimin e demokracisë në Shqipëri duke i dhënë regjimit dikatorial pamjen e një dmeokracie me një qeveri të keqe por të zgjedhur.
- Luli nuk raportonte tek ndërkombëtarët në kohë reale dy raportimet për manipulimet zgjedhore me fakte dhe raste siç kërkohet në të tilla raste, madje kanë qenë ndërkombëtarët që kanë pasur raporte më të detajuara se sa vetë PD.
- Luli nuk ka shfrytëzuar asnjë avantazh politik me forcat europiane konservatore sdms në vendet ku kanë ardhur në pushtet si Britani, Itali, Hungari, Poloni, etj. të cilat qartas kanë targetuar Sorosin si një armik publik.
Arsyeja pse Luli po e shkatërron PD:
Sepse Luli është diversant i Soros për të shkatërruar PDnë dhe mbajtur në pushtet Oligarkinë Sorosiane në pushtet përgjithmonë!

Për këtë ai dhe mercenarët e tjerë të Soros kanë punuar shumë vjet për të marrë në kontroll PDnë dhe zbatuar planin e Soros. Ai ka zbatuar pikë për pikë një Manual konkret për shkatërrimin e PD të orientuar nga Mafia Soros të cilës i shërben si mercenar që herët.

DEMOKRATË! MOS HARRONI!

https://www.facebook.com/altingoxhaj.al/posts/2226401347647738
Ky është shansi i fundit për ju, për Partinë Demokratike, se përndryshe do të shkoni drejt një sistemi monopartiak, e thënë ndryshe në PS do të shkoni të gjithë!

Ndryshe në 2019 do të përsëritet i njëjti Skenar si në 2015 dhe 2017!!!

Autor të Materialit: Avokati Altin Goxhaj dhe Ibsen Elezi

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



