E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marreveshja shfryu partite e vogla, gara tani reale
Sot

Marreveshja shfryu partite e vogla, gara tani reale

Ergys Mertiri

Per te gjithe analistet virtuale te facebookut qe thone se marreveshja ishte nje teater qe nuk solli asgje.
Marreveshja arrin gjera te paimagjinueshme para protestes. Ajo, pike se pari spastron skenen nga partite fantazma qe fryhen me vota te blera, si LSI dhe PDIU. Tashme, shkohet ne zgjedhje pa koalicione, cfare i jep fund fryrjes artificiale te ketyre partive.
Deri para protestes se opozites, PS, bashke me aleatet LSI dhe PDIU, shkonin drejt nje fitoreje te sigurte e cila do ti sillte te majtes aq vota sa te ndryshonte edhe kushtetuten dhe cfare i donte qefi. Nepermjet skemes se blerjes se votes, me bandite e trafikante, e cila funksionon kryesisht tek dy partite aleate te PS-se (gje qe ka sjelle edhe rrjedhjen e votes majtas nepermjet), zgjedhjet do te sillnin nje cbalancim te madh qe do ta bente opoziten te dobet dhe pa peshe. Gjerat ishin deri ne ate pike, sa qeveria nuk kishte me beteje me opoziten, por nje lufte te brendshme ku Rama, nepermjet Idrizit, po perpiqej te nxirrte Meten jashte loje. Skema e Dibres, tregoi se blerja e votave ne rang kombetar prej PDIU-se, do te bente qe PS-ja te krijonte nje maxhorance edhe pa LSI-ne, imagjino sa rritej ajo bashke me te!
Sot, pas protestes shkohet ne zgjedhje ne nje perballje koke me koke PS-PD, ku pesha e dy te tjerave ka per tu zvogeluar ne 4-5 deputete se bashku. Tashme ato nuk marrin vota nga koalicioni, ndersa pragu per nje deputet rritet gati dyfish. Nga ana tjeter, duke pasur ne dore policine, KQZ-ne, etj. opozita ka me shume garanci per te penguar vjedhjen e votes.
Te gjithe ata cinike qe thone se cadra u tradhetua, se gjithcka ishte kot, se nuk u arrit asgje, apo se palet po na e fusin, ose s’marrin vesh nga politika, ose po bejne politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.