“Martesë në Dubai dhe unazë 20 mijë euro”, Ilir Demalia për nipin e Enver Hoxhës: Të persekutuarit e gjyshit të Ermalit le të presin në radhë për një copë…
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se ceremonia është zhvilluar në një jaht privat në Dubai dhe i ka dhuruar unazën e martesës me vlerë 20 mijë euro.
Sipas Demaliajt, ndërkohë që nipi i diktatorit Enver Hoxha feston në luks, të persekutuarit gjatë regjimit komunist presin në radhë për këstet dhe dëmshpërblimet ose kompensimet e pronave.
“Dekomu(t)nistizimi. Nipi Enver Hoxhës, Ermali, e bën ceremoninë e martesës në një jaht privat në Dubai dhe i dhuron Shkurtës, unazën e martesës me vlerē mbi 20 mijë Euro. Të persekutuarit dhe pronarët e sekuesttuar gjatë regjimit komunist të gjyshit të Ermalit, le të presin radhën për këstet e persekutimit dhe kompesimit të pronave apo të vihen në radhë për ndonjë copë llamarine tek Presidenti, bashkë me veteranët e LNÇ, si baskëvuajtës e bashkëfajtor. Kjo është demonshkërdhatokracia demokratike. E gëzofshi dhe përparofshi. Ata që ishin janë” – shkruan Demalia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



