E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakër me 3 të vrarë në Elbasan, Lleshi i ‘vë tapë’ gojës
Politikë

Masakër me 3 të vrarë në Elbasan, Lleshi i ‘vë tapë’ gojës

Vetëm pak orë pas masakrës me tre të vrarë në Elbasan, ministri Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takimi me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

E habitshmja është se Lleshi gjatë këtij takimi foli mbi fishekzjarret, ndalimin e lojërave të fatit dhe punën e Policisë së Shtetit, por nuk pati guximin të thoshte një fjalë për masakrën në Elbasan.

‘Që në orën 00:00 të 1 janarit nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit.

Policia e shtetit është e ngarkuar drejtë për drejt për zabtimin e këtij ligji. Ky ishte mesazhi kyç që doja të përcillja për ju dhe për publikun’, u shpreh Lleshi në fjalën e tij.

Siç duket Sandër Lleshi ende nuk e ka kuptuar që është ministër i Brendshëm dhe ministria që ai drejton merret me krimin, me vrasjet, me drogën, me trafiqet e nuk merret me fishekzjarre dhe kazino.

Nëse Lleshi është në atë detyrë vetëm për kazinotë dhe llotot e Edi Ramës, të paktën bën mirë të na e thotë që të mos i kërkojmë më llogari për njerëzit që vriten çdo ditë në Shqipëri dhe krimet që tronditin opinionin publik në këto ditë festash.

Nëse Lleshi i vë ‘tapën’ gojës për këto ngjarje të rënda, më e ndershme për të është që të mos fjalë as për gjëra të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.