E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Paloka sulmon Ramën: I çmendur, jeton në botë tjetër
Politikë

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Paloka sulmon Ramën: I çmendur, jeton në botë tjetër

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas masakrës së ndodhur dje në Selenicë ku 24-vjeçari Ridvan Zykaj, vrau me armë 8 kushërinjt e tij.

Në një shënim në facebook Paloka thotë se ngjarja ka tronditur çdo shqiptar .

Më tej ai ka sulmuar Ramën duke thënë se i “vetmi që jeton në botë tjetër është kryeministri Edi Rama, që në këto momente shkruan në fb: “ju uroj një fundjavë të qetë”…

 “Tragjedia e Vlorës me të drejtë ka tronditur çdo shqiptar; dy familje që u shuan me gra e fëmijë bashkë.

I vetmi që vazhdon të jetojë në botë tjetër është kryeministri i vendit. Pikërisht në këto momente dhe pikërisht nga Vlora, Rama shkruan në fb: “ju uroj një fundjavë të qetë”…

Është cinizmi ekstrem i një kryeministri që nuk ja ndjen hiç për askënd apo është fakti që shumë qytetarë shkruajnë në komentet e tyre lidhur me autorin e krimit: ‘Ne të çmendurin e kemi në krye të qeverisë, çfarë presim nga ata që ky i lë rrugëve’”, shkruan Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.