E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra me tre viktima në Memaliaj: Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë
Uncategorized

Masakra me tre viktima në Memaliaj: Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë

Dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa’.

Seria e krimeve nisi kur u ekzekutua me tritol të vendosur në automjet Aleksandër Sadikaj, i afërm me fisin Kalemi. Pas ngjarjes së rëndë, u vijua me një seri krimesh dhe atentatesh, mes të cilave mbeti i vrarë edhe Edmond Papa, që dyshohej si porositës i vrasjes së Sadikajt.

Policia  për atentatin e ndodhur në Memaliaj  ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa në të shfaqet automjeti tip BMË me ngjyrë të zezë, që u gjet disa orë më pas duke u djegur në zonën e Mallakastrës.

Autorët kanë vepruar në mënyrë të shpejtë, ndërsa kanë dalë lirisht nga territori i Memaliajt, ndoshta edhe për faktin se në një qytet të vogël, ku nuk kanë ndodhur ngjarje të rënda, ka një numër të kufizuar punonjësish të policisë.

Viktima të atentatit të djeshëm kanë mbetur Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi, vëllai i Shyqyriut, dhe xhaxhai i Tiku Kalemit.

Dy viktimat Marsel Çela dhe Bledar Muka janë përkatësisht kamarieri dhe klienti, në lokalin ku u qëllua me breshëri armësh.

Viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.