E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Maskarenjë…’/ Kazhani hedh në gjyq Jeta Osht Qejf pas publikimit të lajmit
Sot

‘Maskarenjë…’/ Kazhani hedh në gjyq Jeta Osht Qejf pas publikimit të lajmit

Gazetajra Mira Kazhani, e cila u përfshi në një debat virtual  me gjithë ‘botën’ sa i përket aksidentit që bëri një javë më parë nga i cili mbeti i plagosur në gjendje të rënde nje adoleshent, ka shpërthyer sërish kundër mediave.

ka sulmuar së fundi JOQ-në, për shkak se kjo media ka publikuar së fundi një video të 17-vjeçarit Nertil Pëllumbi, i cili ndodhet në koma në Spitalin e Traumës. Në këtë video thuhej dhe se Pëllumbi ishte regjistruar në spital si 76-vjeçar, ndërsa familjarët akuzonin Kazhanin se ishte e dehur në timon.

Mirëpo publikimi i kësaj videoje dhe dëshmive të familjarëve, nuk i ka pëlqyer aspak Mira Kazhanit, e cila ka vendosur që të hedhë gjyq çdo media që shkruan kundër saj. Madje e indinjuar thotë se përballë saj është vendosur një ushtri me burra.

“Por ja ku më keni. Për ata që bien pre e maskarenjve online dhe mesazheve të gatshme që dalin nga shtypi ju them: Deklaratat e familjarëve po sajohen. Ata i keni në spital dhe shkoni t’i takoni e nxirrini me zë, se me llafe nga pronarët tuaj dhe thirrje llumit online, unë nuk fitoj dot”, shkruan Kazhani.

“Do iu hedh në gjyq e do i shkoj në fund”, shkruan më tej gazetarja.

Një prej denoncuesve më të zelltë të kësaj ngjarjeje, është dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se gazetarja është ndihmuar nga Policia për të fshehur ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.