Pas këtij lajmi Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e PD-së dhe të grupit parlamentar pas lajmit për survejimin e paligjshëm nga policia të kreut të opozitës dhe familjes së tij.
Në takimin urgjent janë të pranishëm nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe deputetet Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.
Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“PUBLIK.live” u interesua përmes burimeve të saj për të zbuluar arsyet e këtij survejimi të strukturave të Policisë së Shtetit ndaj kreut të opozitë shqiptare. Sipas këtyre burimeve konfidenciale rezulton se brenda strukturave të Policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi



