Mbetën të bllokuar në malin e Korabit/ Shpëtohen 3 persona
3 banorë dhe 30 kuaj të bllokuar në malin e Korabit për shkak të dëborës dhe akullit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka ndërhyrë.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me strukturat vendore dhe me mbështetjen e Forcave të Armatosura.
Banorët dhe kuajt janë shpëtuar nga zona e izoluar dhe ndodhen tashmë në siguri të plotë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


