E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbeti jashtë Kryesisë së PD-së, reagon deputeti Shehaj
Politikë

Mbeti jashtë Kryesisë së PD-së, reagon deputeti Shehaj

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ishte mes kandidatëve që nuk arritën të zgjidheshin si pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike, që është një ndër organet më të rëndësishme drejtuese në parti.

Nga ana tjetër, Shehaj ka vlerësuar me nota pozitive gjithë procesin, duke theksuar se ndihet i nderuar që ishte pjesë e garës dhe se është ende i ri në Partinë Demokratike.

“Procesi ishte transparent dhe uroj anëtarët e përzgjedhur. Jam i nderuar që isha kandidat, por mendoj se jam ende i ri. Ne do të punojmë çdo ditë me qytetarët për të rrëzuar qeverinë. Protetat dhe denoncimet janë mënyra të mira”, tha Shehaj në studion e lajmeve të Vizion Plus, i cili mori 100 vota nga anëtarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.