E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MBI MASHTRIMIN E MADH se gjithë fajin na e paskërkan Listat e Mbyllura në Fletë Votimi
Sot

MBI MASHTRIMIN E MADH se gjithë fajin na e paskërkan Listat e Mbyllura në Fletë Votimi

Shpëtimi, Demokracia dhe Lumturia do na vijë nga Listat e Hapura! Sic ka shpetu Kosova e Listave te Hapura 

Sot prezantohet në Elbasan nga Nisma #Thurje teoria se po të ishin Listat e Hapura në fletë votimi Shqipëria do ishte vend demokratik! Pra do ishim “demokraci e zhvilluar dhe pa korrupsion” si Kosova që ka lista të hapura!

THUAJA KOSOVARËVE QË I KANË LISTAT E HAPURA KËTË 😀 😀 😀
Mjafton të lexosh Raportet Ndërkombëtare në çdo gjuhë për shkallën e lartë të korrupsionit dhe mungesës së demokracisë që ka sot Kosova! Dhe të mendosh prezencën e fortë ndërkombëtare ku e ku më të fortë dhe të madhe se te ne për shkaqe specifike! Apo të shohësh nivelin e ngjashëm të debatit politik! Dhe sdms kur sheh se mgjths një monitorim 10 herë më të lartë se në Shqipëri, dhe një kulturë më të lartë shtetformimi dhe zbatimi të ligjit (për shkaqe historike) si vidhen 2 herë votat: në numërimin midis partive dhe brenda partive!

Apo se si demokracia e brendshme e partive ngjan si pika uji me atë të Shqipërisë! Pyesni se cilat janë akuzat që i bëhen idhullit të majtistëve shqiptarëve Albin Kurti se çfarë diktatori bolshevik është brenda partisë sot dhe në pushtet mos o zot nesër! Shihni se kush u rizgjodh Kryetar i LDK! S’po flas për të tjerët!

Apo se si 90% të votave për çdo parti i mbledhin 3 politikanët më të njohur (ata që dalin në TV – mendoje pak në Shqipëri kur 90% e TV i ka Oligarkia Soros) dhe 117 të tjerët ndajnë kushërinjtë dhe fisin në 10% që mbetet ç’ka e bën renditjen e mëparshme pa s’ka asnjë kuptim në rënditje!

Mos harro që në asnjë fletë votimi nuk ka asnjë emër por veç numra! Pra duhet të fiksosh mes 1400 numrave numrin e ma të bukurve të partisë që do se përsëri t’a harrosh që të kesh deputet zone!

Kjo s’do te thote aspak se Sistemni Zgjedhor i Kushtetutes se 2008 nuk duhen hedhur ne koshin e plehrave te tranzicionit por as duhet shkuar nder mend se berja te Hapura te Mbyllurave eshte Shpetimi! Proporcionali me te hapme apo te mbyllme ka zhduk konceptin “deputet”, “votues” por vazhdojme shpjegimin me pas 🙂
(pjesa e parë – to by continued)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.