Si çdo javë, grupi parlamentar I Partisë socialiste zhvillon mbledhjen e saj. Kjo e hënë vjen më ndryshe, e mbuluar nga mediat duke marr shkak një statur të Ramës që paralajmëronte Bashën për fakte të reja të hënën.
Rama: Vëllai I ministrit në atë bisedë është një mjeran, nëj actor I joshur për të luajtur atë rol.
Ajo bisedë nuk ka egzistuar kurrë, është një vepër e SHQUP-it.
Sot për fatin shumë të keq të Lulzim Bashës, është vetë aktori që I ka dal për zot zërit të vet në audiopërgjim. I bëj thirrje Prokurorisë të çoj deri ne fund hetimet për “Babale 1”, dhe ato të vajzës së dhunuar të “Babale 2”.
PJESË NGA DEKLARATA
Kaq shumë nuk u punon kujtesa, sa që Shqipëria e 97 vrasjeve në vitin 2010 nuk u bën përshtypje. Por sot që janë përgjysmuar vrasjet, nuk i shohin këta dollibashë. Të thuash sa të duash që në Tiranë u vranë 31 persona, u vranë më pak. Avazi vazhdon në dritaret e SHQUP-it, dhe jehon në kanal më kanal e portal më portal.
Nga viti 2005 në vitin 2013, u sekuestruan 27 milionë, nga 2013 deri më sot u sekuestruan 5 herë më shumë, ne jemi të lidhur me krimin dhe ata qëndruan ta çlirojnë zinxhirin. Ne në 11 muajt e fundit, kemi sekuestruar 16 milionë euro, jemi të lidhur me krimin. Në këtë periudhë është marrë ofensiva me e madhe nga Forca e Ligjit.
Veten nuk po e përmend pasi i bie që të përmendësh litarin, në shtëpinë e të varurit. Shpifje me e madhe ndaj një ministri dhe një shpifje ndaj kryetarit të grupit parlamentar. U sajuan në dy zyra shteti, e sajuan me një trafikant të degraduar në rrugët e Vlorës.



